Ka filluar marshi për drejtësi, i organizuar nga iniciativa “Liria ka emër”.
Mijëra qytetarë nga vende të ndryshme të Kosovës po marrin pjesë në këtë iniciativë, e cila po mbahet, një ditë para fillimit të procesit gjyqësor ndaj ish krerëve të UÇK-së në Hagë.
Shumica e partive politike në Kosovë i kanë dhënë mbështetje këtij marshi.