Me ftesë të presidentes së Republikës së Kosovës, përfaqësues të partive politike janë mbledhur sot për të diskutuar rreth zgjedhjeve në katër komunat në veri të Republikës së Kosovës.
Në këtë takim janë duke marrë pjesë të gjithë përfaqësuesit e partive politike, ndërkohë AAK-ja e Ramush Haradinajt ka refuzuar pjesëmarrjen.
Pjesë e takimit është edhe kryeministri Albin Kurti i cili drejton Lëvizjen Vetëvendosje.
Në takim me presidenten ndodhen edhe përfaqësues të serbëve të Kosovës, Nenad Rashiq dhe Aleksander Jabllanoviq.