Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në Prizren, ku një person e ka denoncuar në polici ish të dashurën e tij.
Burimet bëjnë të ditur se këtë herë viktimë është një 22-vjeçar, i cili e ka raportuar në Polici ish të dashurën e tij, nën dyshimet se e njëjta e kishte sulmuar fizikisht, të dielën në mëngjes.
Gjithçka dyshohet se ka ndodhur në shtëpinë e viktimës, ku e dyshuara kishte shkuar me mëngjes dhe për motive akoma të panjohura, e ka sulmuar fizikisht para familjes së tij. Për të mos mbaruar me kaq, 30-vjeçarja dyshohet se edhe e ka kërcënuar 22-vjeçarin.
Policia ka arrestuar të dyshuarën, e cila është shoqëruar më pas në stacion policor.
Pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.