Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar me rastin e ditës Botërore të Lirisë së Shtypit.
Ai përmes një postimi në Twitter ka thënë Kosova vazhdon që të festojë sukseset e vazhdueshme.
Ndër të tjera ka thënë se do të përsërisin angazhimin për të mbrojtur rolin e paçmuar të medias së lirë dhe të paanshme.
“Sot, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ne festojmë sukseset e vazhdueshme të Kosovës në indekset ndërkombëtare, por gjithashtu përsërisim angazhimin tonë për të mbrojtur rolin e paçmuar të medias së lirë dhe të paanshme”, ka shkruar Osmani në Twitter.