spot_imgspot_img
spot_img

Për herë të tetë, Lionel Messi fiton “Topin e Artë” 2023

U shpall në Paris fituesi i trofeut prestigjioz “Topi i Artë” në edicionin e tij të 67-të. Lionel Messi u shpall fitues i këtij trofeu për herë të 8-të në karrierën e tij duke u bërë futbollisti më i vlerësuar në botë. Rivalë të tij këtë vit ishin Kylian Mappe dhe Erling Halaand.

Sulmuesi i Manchester City u rendit i dyti ndërsa francezi i PSG-së u rendit në vendin e tretë. Kevin De Bruyne mbeti në vendin e katërt. Në këtë mënyrë argjentinasi ka shkruar emrin e tij në listën e fituesve të këtij trofeu si askush tjetër.

Sezonin e fundit, 36-vjeçari argjentinas shënoi 42 gola dhe realizoi 26 asiste në 56 ndeshje në total. Përveç titullit të kampionit të fituar në Ligue 1 si dhe të Superkupës së Francës, argjentinasi udhëhoqi kombëtaren e tij drejt triumfit në Kupën e Botës “Katar 2022”, të parën në karrierën e tij si futbollist.

Ai u zgjodh edhe si futbollisti më i mirë i turneut. Trofeu i “Topit të Artë” iu dorëzua nga ish-futbollisti anglez, David Beckham.

“Do të doja të falënderoja Diegon Maradonën për ditëlindjen e tij. Nuk do të kishte vend më të mirë për ta uruar se sa ky në këtë ditë. Gëzuar ditëlindjen Diego” – ishin fjalët e Leos pas marrjes së trofeut. “Dua të falënderoj të gjithë njerëzit që më votuan. E ndaj këtë trofe me bashkëlojtarët e mi në kombëtare. Është një dhuratë për të gjithë Argjentinën”.

Më pas foli për Haaland i cili sipas tij “pati një vit spektakolar. Unë shoh shumë të rinj dhe jam i sigurt se ata do të na japin futboll të madh”.

Messi ia doli t’i mposhtë të gjithë, duke lënë mbrapa Erling Haaland apo edhe Kylian Mbappe. Kujtojmë që “pleshti” ndihmoi jashtëzakonisht shumë Argjentinën për të fituar Botërorin e Katarit, falë paraqitjeve fantastike të tij.

Në total,  Lionel Messi ka fituar 98 trofe gjatë gjithë karrierës së tij. Si lojtar i Barcelonës, ai mori 35 trofe gjatë ecurisë së tij 17-vjeçare me ekipin e parë. Ai gjithashtu ka fituar mbi 50 trofe individual.

Sa i takon çmimeve të tjera të fituara mbrëmjen e sotme, lojtari i ri më i mirë u shpall Bellingham, portieri më i mirë u vlerësua argjentinasi Emiliano Martinez, ndërsa çmimi i bamirësisë iu dha Vinicius-it.

Golashënuesi më i mirë? Erling Haaland. Sulmuesi i Manchester Cityt realizoi jo por 56 gola. Pas fitimit të Champions League, skuadra më e mirë është parë e arsyeshme të vlerësohet Manchester City.

Çmimet:

“Topi i Artë” për femra: Aitana Bonati

“Topi i Artë” për meshkuj: Messi

Çmimi Sokrates (i bamirësisë): Vinicius

Çmimi Gerd Muller (Golashënuesi): Haaland

Portieri më i mirë: Emiliano Martinez (Aston Villa)

Op/Ed

Veprim diletanteske e jo serioz për ti shpëtuar masave nga Departamenti Amerikan i Shtetit

Nga Hisen Berisha – Deputet i Parlametit të Kosovës...

Gordana Siljanovska-Davkova nuk i përfaqëson 30% të shqiptarëve në Maqedoni

  Nga Astrit Gashi Kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska-Davkova...

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Letra e plotë e Gjermanisë, Italisë dhe Francës për Kurtin

Në letrën që Gjermania, Franca dhe Italia ia kanë dërguar Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ia kanë bërë të qartë se hapat që ka...

Asambleja e “Serbisë së Madhe” do mblidhet më 8 qershor në Beograd

Pas marrëveshjes mes presidentit të Republikës Sërpska, Milorad Dodik dhe atij të Serbisë Aleksandar Vuçiç, parlamenti i madh serb është caktuar për 8 qershor...

Mediat sllovake: Pse atentatori 71-vjeçar qëlloi me armë kryeministrin Fico

Kryeministri i Sllovakisë nuk ndodhet më në rrezik për jetën, pasi u qëllua disa herë me armë zjarri në distancë të afërt. Lajmin e ka...