Përfaqësues të QUINT’it dje munguan në feste sot ne qeveri

0
116

Ambasadorët e shteteve të QUINT-it i kanë shkuar herët në mëngjes në takim kryeministrit Albin Kurti. Takimi i cili s’është konfirmuar akoma nga zyra e kryeministrit po ndodh një ditë pasi ambasadorët e QUINT-it nuk shkuan në pritjen zyrtare të organizuar nga presidentja Vjosa Osmani për të festuar 12 qershorin, Ditën e Çlirimit të Kosovës.

Pa Rrotlla mëson se kryeministri Kurti pritet të dalë sot në orën 11:00 në konferencë për media. Me ç’rast mund të bëhen të ditura detaje për takimin e sotëm i cili raportohet se po zhvillohet për situatën e krijuar në Veri, tash e sa kohë.

Nuk dihet nëse gjatë ditës së sotme do të arrihet ndonjë marrëveshje për situatën në Veri mbi bazën e kërkesave të SHBA’së dhe BE’së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here