spot_imgspot_img
spot_img

Periskopi padit politikanin serb Boban Bogdanoviq: Akuzat e tij përbëjnë kërcënim direkt për mediumin tonë

Mediumi Periskopi, ka përgatitur padi ndaj politikanit serb Boban Bogdanoviq, i cili më 30 shtator 2023, ka shkruar në rrjetin social ‘X’ se ‘mediumi ynë kontrollohet nga BIA’. “Në situatën në të cilën edhe ndodhet aktualisht Republika e Kosovës, ndërlidhja e drejtpërdrejtë e një mediumi kosovar me BIA-n, përveç tjerash, paraqet kërcënim dhe rrezik për stafin e mediumit’, ka thënë veç tjerash avokati Arianit Koci, i cili ka përgatitur padinë ndaj z.Bogdanoviq në emër të Periskopit. 

Politikani serb, Boban Bogdanoviq, nëpërmjet një cicërime në rrjetin social ‘X’, më 30 shtator 2023, ka shkruar se ‘mediumi kosovar Periskopi kontrollohet nga BIA serbe’.

Periskopi nëpërmjet avokatit Arianit Koci, ka përgatitur padi ndaj z.Bogdanoviq për shpifje, nga e cila, konsiderojmë se mund të kenë pasoja të drejtpërdrejta për gazetarët tonë.

“Do të përgatis padinë për shpifje në emër të mediumit Periskopi në adresë të z.Bogdanoviq. Në situatën në të cilën edhe ndodhet aktualisht Republika e Kosovës, ndërlidhja e drejtpërdrejtë e një mediumi kosovar me BIA-n, përveç tjerash, paraqet kërcënim dhe rrezik për stafin e mediumit’, ka thënë veç tjerash avokati Arianit Koci.

(Foto: Avokati Arianit Koci) 

Çka shkroi z.Bogdanoviq në rrjetin social ‘X’?

Ky është një ‘deep-fake’ i publikuar për herë të parë në shkurt të këtij viti nga mediumi kosovar i kontrolluar nga BIA’ shkruan ky politikan serb në llogarinë e tij në rrjetin social ‘X’, duke nënkuptuar më tutje se Aleksandër Vuçiq e ka përdorur këtë video’ për ta sulmuar politikisht atë.

Z.Boban Bogdanoviq, i referohet një artikulli të Periskopit, të publikuar në shkurt 2023 bashkë me një video ku ky politikan ishte filmuar duke konsumuar substanca narktoike.

Periskopi, pas publikimit të kësaj video, ka pasur një seri korrespodencash me z.Bogdanoviq nëpërmjet adresës tonë në Facebook,reagimet e të cilit i kemi publikuar në vazhdimësi.

Në korrespodencat me z.Bogdanoviq, Periskopi ka sqaruar për publikimin e materialit ashtu siç kishte arritur në Redaksinë tonë, pa asnjë ndërhyrje, duke qenë se ndërhyrja në materiale filmike sipas pretendimeve të z.Bogdanoviq, tejkalon kapacitetet e mediumit tonë si dhe përgjatë viteve të ekzistencës tonë si medium, puna dhe angazhimi jonë është lehtë i qasshëm dhe i vërtetueshëm./Periskopi

Por kush është Boban Bogdanoviq?

Boban Bogdanoviq është një politikan serb dhe kryetar i Lëvizjes “Odgovor” me qendër në Beograd.

Bogdanoviq njihet edhe si biznesmen teksa ka fuqi edhe në politikë.

Ai i njohur ishte bërë në kohën kur kishte pretenduar se e dinte se kush e ka kryer vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq.

Bogdanoviq në një intervistë për “KRIK” kishte thënë se informatat për vrasjen e Ivanoviqit i kishin ardhur nga shoku i tij Aleksandar Gligorijeviq i njohur me nofkën “Puke”, i dyshuar për aktivitet kriminale nga grupi “Principi” i Veljko Belivukit, e që pretendohet se e kanë paguar vrasësin e Ivanoviqit.

Ai kishte thënë se në vrasjen e tij kishin marrë pjesë dy grupe kriminale nga veriu i Kosovës. Këtu kishte përmendur Zvonko Veselinoviqi, që sipas Bogdanoviqit ka urdhëruar vrasjen ndërsa “Belivuk” ka siguruar vrasësin.

Oliver Ivanoviq u vra nga Ljubomir Lainoviq, djali i Branislav Lainoviq, një djalë dikur i egër nga Novi Sadi. Njeriu që organizoi ardhjen e tij në Kosovë dhe përgatiti logjistikën është Milan Radoiçiq. Njeriu që ka dhënë urdhrin është Veselinoviq. Kështu më tha Aleksandar Gligorijeviq. Lainoviq i ka thënë se (Zvonko) Veselinoviqi ka kërkuar një nder nga klani, i kanë dhënë një atentator, atentatori ka marrë 50 mijë euro, ka kryer vrasjen dhe pas kësaj djali, me sa më kujtohet, shkon në Spanjë ose në Athinë të kryejë më shumë një apo dy apo më shumë vrasje dhe në fund të gjitha i paguan, sigurisht me kokën e tij, sepse duhet të heqësh provat, kishte thënë Bogdanoviq në intervistën për mediumin serb KRIK.

Bogdanoviq e ka pranuar edhe publikisht që në të kaluarën ka qenë i afërt me organizatën e dyshuar kriminale “Principi” të udhëhequr nga Veljko Belivuk.”, raporton ky medium.

Ndryshe para tri jave, Bogdanoviq ka nënshkruar një kontratë me ministrin për Kthim, Nenad Rashiq, në kuadër të bashkëpunimit me iniciativat e tyre që të krijojnë kushte më të mira për serbët në Kosovë.

Gjithashtu ai ishte ndaluar nga policia serbe në pikë kufitare në Merdarë më 17 dhjetor.

Portal Shqip.com, ka publikuar një fotografi të një takimi të kryeministrit, Albin Kurti, me serbin Boban Bogdanoviq që është udhëheqës i Lëvizjes “Odgovor” dhe që njihet si person kontravers me qëndrimet e tij.

Ky takim nuk është bërë publik nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe sipas raportimit të këtij mediumi, Kurti dhe Bogdanoviqi supozohet se janë takuar mes datave 14 dhe 17 dhjetor 2022.

Kurti kishte thënë se ka zhvilluar takime me serb, por kishte shtuar se ata nuk dëshirojnë që t’i bëjnë publike fotografitë e takimeve.

Op/Ed

Veprim diletanteske e jo serioz për ti shpëtuar masave nga Departamenti Amerikan i Shtetit

Nga Hisen Berisha – Deputet i Parlametit të Kosovës...

Gordana Siljanovska-Davkova nuk i përfaqëson 30% të shqiptarëve në Maqedoni

  Nga Astrit Gashi Kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska-Davkova...

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Letra e plotë e Gjermanisë, Italisë dhe Francës për Kurtin

Në letrën që Gjermania, Franca dhe Italia ia kanë dërguar Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ia kanë bërë të qartë se hapat që ka...

Asambleja e “Serbisë së Madhe” do mblidhet më 8 qershor në Beograd

Pas marrëveshjes mes presidentit të Republikës Sërpska, Milorad Dodik dhe atij të Serbisë Aleksandar Vuçiç, parlamenti i madh serb është caktuar për 8 qershor...

Mediat sllovake: Pse atentatori 71-vjeçar qëlloi me armë kryeministrin Fico

Kryeministri i Sllovakisë nuk ndodhet më në rrezik për jetën, pasi u qëllua disa herë me armë zjarri në distancë të afërt. Lajmin e ka...