spot_imgspot_img
spot_img

Porosia e Dr. Ibrahim Rugovës dhe tradhtia e Albin Kurti

Nga Hisen Berisha, Deputet i Parlamentit të Kosovës

Dua të fillojë me një histori të shkurtër të nisjes së “përkeqësimit” të raporteve të Kosovarëve me qeveritë e SHBA. Viti 2013, Presidenti Barak Obama nxori nismën për formimin e ”zajednica” të cilën me 2015 arriti t’ia impononte Republikës së Kosovës.

Qeveria e kohës e futi marrëveshjen ligjore për asociacionin në Gjykatën Kushtetuese dhe me kufizimet kushtetuese mbeti vetëm një OJQ me të njëjtat ingirenca si Asociacioni i Komunave të Kosovës, kurse vet menaxhimi që po iu ofron sot Albini, ka status autonomie territoriale, politike e qeveritare brenda shtetit të Kosovës.

Në vitin 2016 ishte raporti tjetër diplomatik e politik frontal ndaj Republikës së Kosovës dhe liderëve të saj të kohës, me kërkesë për formimin e Dhomave Speciale. Kujtojmë këtu presionin nga Ambasadorja e SHBA, me shprehjen në gjuhën shqipe ”e kini d.. punën/…scrue up”! Ndërsa takimi i liderëve kosovar në aeroportin e Prishtinës, me sekretarin e shtetit John Kery, pati po të njëjtin mesazh.

Pra, ajo që po dua të sjelli në vëmendjen e politik bërjes kosovare është se, ne si klasë politike, duhet patjetër ti vendosim disa piketa të ecjes sonë si komb në partneritet me demokracinë si vlerë njerëzorë dhe si përcaktim yni kombëtarë.

Nuk ka shqiptarë,  që ka vërejtje për bashkëpunimin që dha fryte midis Presidentëve, Klinton Rugova dhe UÇK-së, zaten ky trekëndësh theu okupimin ushtarak serb mbi kombin shqiptarë dhe ndali përjetësisht gjenocidin serb këtu. Përparimi i mëtejmë i raporteve solli trekëndëshin tjetër Hashim Thaçi, George W. Bush, Berisha duke asistuar shpalljen e pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Bashkëpunimi i Presidentit Thaçi, me presidentin Donald Trap ndriçon si diell me nënshkrimin e marrëveshjes së Uashingtonit. Kronologjinë e sukseseve të bashkëpunimit amerikano-kosovare e ruan porosia e urtë e Dr. Rugovës për miqësinë e përjetshme me SHBA-të. Ecja e nacional demokracisë së re kosovare së pari konsiston në hartimin e strategjisë së orientimit shtetërore të Republikës së Kosovës, e pastaj ndërtimin e partneritetit me vlerat antikomuniste antimajtiste dhe në fund anti LGBDI që prezantohen në SHBA. Pra shpallja si lëvizje antikombëtare e majtizmit ekstrem dhe ndërveprimi me partinë republikane në SHBA është detyrë imediate për racën e politikanëve shqiptar kosovarë.

Partneriteti i ekstremit majtist internacionalist dhe mbështetja e Sorosit, solli në pushtet Kurtin, i cili shtetit të Kosovës ia vendosi ”masat” diplomatike si arsyetim për implementimin e “zajednica” të qeverisë Obama. Ku na qon kjo shtrohet një pyetje tjetër legjitime? Ka zëra të majtistëve në SHBA se po ndërtojnë rendin e ri botërorë duke implementuar dukuri e fenomeni si, globalizmi, lgbdi, transversit seksual, sëmundje pandemike si covid19 dhe efektin e vaksinave, të cilat lexohen çdo ditë revistave shkencore medicinale atje.

Pra fenomeni politik mohues në qelizën e njeriut – familjen dhe besimin në Zot, përbejnë thelbin e neokomunistëve. Ndërsa, për tu dukur joshëse dhe tërheqëse për mediokrit dhe analfabetët, kjo bërthamë neokomuniste është paketuar pikërishte me shtersa të nacionalizmit, laicitetit dhe fenomeneve tjera të cilat vezullojnë jetën por kurrë nuk e ndriçojnë.

Menjëherë pasi të dihet rezultati i zgjedhjeve të ardhëshme në SHBA, nëse sërish do të fitojnë majtistët amerikan, Bota me sigurinë ma të madhe do afrohet drejtë luftës së tretë botërore, ngase deri tani rendin e ri botërorë njerëzimi e ka ndërtuar pas revolucioneve e luftërave, psh, revolucionit të tetorit në Rusi, pas luftës së dytë botërore – antifashiste, e cila rrënoj me zjarr armësh fashizmin si koncept i njeriut modern.

Të gjendur përballë të gjitha këtyre mundësive për falimentim kombëtarë, kombi shqiptar kudo që jeton duhet me tërë potencialin e tij njerëzor, posaçërisht ata që nuk e kanë gjenin komunist, të rreshtohen pas qendrave politike të djathta, sepse vetëm kjo aleancë e shqiptarëve mundë të na shpëtojë nga transgjinorët dhe antihumanoidët neokomunistë shpërfaqur furishëm nëpër qeveritë e ndryshme përreth nesh edhe posaçërisht ajo që sot drejton botën nga Shtëpia e Bardhë.

Op/Ed

Veprim diletanteske e jo serioz për ti shpëtuar masave nga Departamenti Amerikan i Shtetit

Nga Hisen Berisha – Deputet i Parlametit të Kosovës...

Gordana Siljanovska-Davkova nuk i përfaqëson 30% të shqiptarëve në Maqedoni

  Nga Astrit Gashi Kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska-Davkova...

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Letra e plotë e Gjermanisë, Italisë dhe Francës për Kurtin

Në letrën që Gjermania, Franca dhe Italia ia kanë dërguar Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ia kanë bërë të qartë se hapat që ka...

Asambleja e “Serbisë së Madhe” do mblidhet më 8 qershor në Beograd

Pas marrëveshjes mes presidentit të Republikës Sërpska, Milorad Dodik dhe atij të Serbisë Aleksandar Vuçiç, parlamenti i madh serb është caktuar për 8 qershor...

Mediat sllovake: Pse atentatori 71-vjeçar qëlloi me armë kryeministrin Fico

Kryeministri i Sllovakisë nuk ndodhet më në rrezik për jetën, pasi u qëllua disa herë me armë zjarri në distancë të afërt. Lajmin e ka...