spot_imgspot_img
spot_img

​Prej sot shtrenjtohet energjia elektrike

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka miratuar në mbledhjen e fundit tarifat e reja të energjisë elektrike, që do të jenë më të shtrenjta për 15.4 për qind.

Këto tarifa hyjnë në fuqi sot (e shtunë) dhe do të jenë të vlefshme deri më 31 mars të vitit 2024.

ZRrE nuk ka treguar se sa do të jetë çmimi i një kWh (kilovati) energji në tarifën e lartë dhe të ulët. Nga ky institucion kanë premtuar se tarifat do të publikohen në ueb faqe por një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

Konsumatorët që konsumojnë 300 kWh rritja do të jetë 2.88 euro, prej 450 kWh fatura mujore do të rritet 4.18 euro. Ata që konsumojnë 600 kWh do të paguajnë 5.49 euro më shumë, ndërsa konsumatorët që harxhojnë deri 800 kWh rritja e faturës do të jetë 7.23 euro.

Për konsumatorët që shpenzojnë 1000 kWh do të paguajnë 10.51 euro më shumë dhe ata që harxhojnë 1200 kWh do të paguajnë 13.8 euro më tepër.

Rritjen e tarifave është arsyetuar me shmangien e reduktimeve të energjisë elektrike. Ngritja e tarifave për 15.4 për qind do të jetë për gjitha kategoritë e konsumatorëve.

Një dallim eventual, sipas ekspertit të energjisë Hamdi Malushaj, mes tjerash, do të godiste bizneset, rrezikonte mbylljen e vendeve të punës dhe bizneseve, transmeton atvlive.tv.

“Është anomali e madhe në Kosovë, ky botëkuptimi me ju mëshu bizneseve, çka prodhojnë ata 80 mijë të punësuar në shtet? Çka marojnë ata? Prej kujt i marrin paret? Prej bizneseve… Qytetari ku e merr pagën? Prej kah i ka të ardhura? Prej biznesit. nëse i falimenton bizneset, falimenton Qeverinë”, deklaroi Hamdi Malushaj.

Malushaj, i cili kritikon të gjitha qeveritë për mos-investime në kapacitete të reja prodhuese të energjisë dhe privatizimin e furnizimin dhe shpërndarjes, thotë se vendimi i ZRRE-së për ngritje të tarifave mund të ndikojë në rritje çmimesh.

“Gjithçka çka punohet dhe prodhohet, ka pjesëmarrjen e energjisë në çmim, patjetër që ndikon në ngritje të çmimeve ose në falimentim të bizneseve. S’ka tjetër formulë”, shtoi tuje Malushaj.

Kritika e akuza ndaj Qeverisë pati Lidhja Demokratike, e cila nuk kishte dërguar asnjë koment në ZRrE gjatë procesit e shqyrtimit tarifor.

Në vend të subvencionimit në dy vjetët e fundit, sipas kësaj partie, Qeveria është dashur të investojë në kapacitete prodhuese të energjisë elektrike.

“Kjo qeveri po dëmton rëndë ekonomitë familjare, si dhe prodhuesit vendorë duke i bërë konkurrentë të dobët me kompanitë ose prodhuesit në rajon dhe më gjerë. I bëjmë thirrje Qeverisë që sa më parë të fillojë me gjenerimin vendor të energjisë, veçanërisht nga burimet e ripërtërishme dhe gazi natyror, si dhe uljen e TVSH-së në faturat e energjisë elektrike në zero për qind deri në tejkalimin e kësaj krize”, tha Besian Mustafa nga LDK-ja.

Qeveria ka njoftuar se do të marrë vendim për formën dhe masën e subvencionimit të familjeve, pas publikimit të pas strukturës së re tarifore./atvlive.tv/

Op/Ed

Gordana Siljanovska-Davkova nuk i përfaqëson 30% të shqiptarëve në Maqedoni

  Nga Astrit Gashi Kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska-Davkova...

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të...

“Kutia e Pandorës” bomba e VMRO-së që nxite urrejtje etnike

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut është bërë e...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Vuçiç mund të revoltohet, por festa e ditëlindjes së Skënderbeut do të mbahet në Prishtinë!

Festimi i Ditëlindjes së heroit Gjergj Kastriotit, më 6 Maj në sheshin qendror të Prishtinës “Skënderbeu” e paralajmëruar nga organizatorët si një “Ditë e...

Milaim Zeka, ‘shkolla e vjetër’ e gazetarisë që nuk dështon kurrë

“Unë punoj për shikime, jo për klikime”, ishte një nga frazat e gazetarit Milaim Zeka në intervistën që dha për podcastin ‘PPP’ nga Pamfleti. Në...

Kasami për tubimin më 6 maj: Patjetër që do të mbahet! Artan Grubi të tërhiqet, të mos provokojë

Nuk është Artan Grubi ai që përcakton se kush dhe kur do të mbajë tubime parazgjedhore, nuk jemi në shtet policor, ndërkaq me këtë...