Presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel është përfshirë në një skandal pasi ka shpenzuar 700 mijë euro vitin e kaluar për fluturime me çarter.
Skandali i Charles Michel u publikua nga gazeta ‘Le Monde’. Sipas saj, Michel ka shpenzuar 700 mijë euro për çarterat privatë nga kompania Luxaviation.
Shokues është fakti se ai ka përdorur çartera edhe për rrugë që janë të mbuluara shumë mirë nga fluturime komerçiale.
Kështu, ai ka shkuar me çarter për të takuar kancelarin austriak, me vlerë rikthimi 20 mijë euro; ka shkuar me çarter për të takuar kancelarin gjerman me një vlerë rikthimi prej 37 mijë eurosh.
Të tjera fluturime me çarter janë bërë për të shkuar në Paris për një darkë, pesë fluturime për të shkuar në Strasburg në Parlamentin Europian, një udhëtim me çarter për në Pekin me një vlerë prej 460 mijë eurosh.
Madje Michal ka fluturuar për në Egjipt me avion personal për të marrë pjesë në samitin e klimës.
Jo vetëm kaq, por Michel kërkon akoma më shumë para për udhëtimet për vitin që vjen. Ai kërkon një fond prej 2.6 milionë eurosh, me një rritje prej 27.5 përqind.
Vetë Michel ka bërë me dije se dyshon se lajmet për fluturimet e tij janë pjesë e një fushate kundër tij, me qëllim destabilizimi dhe intimidimi. “Nuk e përjashtoj që disa po tentojnë që tani të marrin pozicionet e larta,” tha ai.