Në Kuvendin e Kosovës po mbahet seanca solemne në përvjetorin e 15-të të pavarësimit.
Presidentja Vjosa Osmani po mban fjalim, ndërkaq në folteren e Kuvendit është vendosur emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Atë e ka vendosur deputetja e Partisë Demokratike, Ganimete Musliu.
Osmani, ndër të tjera, para deputetëve foli për unifikim dhe bashkim politik “para atyre që duan ta minojnë shtetin e Kosovës”.
Pas Osmanit, fjalim në Kuvendin e Shqipërisë flet Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj. /Express/