Prifti kroat pranoi sot se ka abuzuar seksualisht me 13 djem nga mosha gjashtë deri në 13 vjeç.

0
248

Prifti dhe ish-rektori i Fakultetit Teologjik Katolik në Rijeka, Milan Špehar, pranoi sot se ka abuzuar seksualisht me 13 djem nga mosha gjashtë deri në 13 vjeç.

“Askush nuk është fajtor për krimet e mia, as bashkëpunëtor. Unë i kam kryer dhe më vjen tmerrësisht keq për viktimat e veprave të mia të liga. Nuk më mbetet gjë tjetër veçse të kërkoj nga thellësia e shpirtit që ata dhe të afërmit e tyre të më falin , nëse është e mundur, për të gjitha plagët që u kam shkaktuar”, tha Špehar për Nacional pasi Kryepeshkopi i Rijekës Mate Uzinić njoftoi dje në një konferencë për shtyp se i akuzuari M.Š. (70), gjatë procesit kanonik, ka pranuar se ka abuzuar seksualisht me gjithsej 13 djem.

 

 

Špehar shtoi se “i shtyrë nga barra e ndërgjegjes së tij, ai i kërkoi Papës që ta lironte nga titulli i tij priftëror dhe ta reduktonte në statusin e një laik”, transmeton Index.hr

 

 

Sipas këtij portali, ky është një precedent në Kishën Katolike në Kroaci sepse nuk mbahet mend që ndonjë prift të ketë rrëfyer ndonjëherë abuzimet e veta seksuale.

Kryepeshkopi Uzini# në konferencën e djeshme për media si rast të parë përmendi rastin e priftit M.Sh. (1953) i cili në vitin 2016 u akuzua për abuzim seksual me një të mitur në vitin 1992.

Prifti u deklarua fajtor dhe u pushua nga shërbimet e kishës, por akuza të reja u shfaqën në vitin 2018 kur hetimi u rihap.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here