spot_imgspot_img
spot_img

Pse BE i trembet një procesi paqeje në Ukrainë?

Nga Yanis Varoufakis “Project Syndicate” /Kjo nuk është ndonjë polemikë nëse Rusisë mund t’i zihet apo jo besë në lidhje me respektimin e ndonjë traktati të ardhshëm paqeje me Ukrainën. Dhe as ndonjë koment mbi meritat e përfundimit të luftës me mjete diplomatike.

Është më tepër një reflektim mbi paradoksin e fundit evropian:ndërsa paqja në Ukrainë do të ndihmonte në frenimin e krizës ekonomike më kontinent, në momentin që fillon çdo lloj procesi i tillë, Bashkimi Evropian do të ndahet sipas një linjës të njohur tashmë Lindje-Perëndim, e cila është e detyruar të ri-zgjojë konfliktin e mëparshëm Veri-Jug.

Një proces i besueshëm paqeje do të kërkojë negociata të vështira, i cili do të përfshijë dhe fuqitë e mëdha botërore. E kush do ta përfaqësojë Evropën në atë tryezë? Është e vështirë të imagjinohet që udhëheqësit polakë, skandinavë dhe baltikë t’ia lënë këtë rol homologëve të tyre francezë ose gjermanë.

Në pjesën lindore dhe verilindorë të unionit, presidenti francez Emmanuel Macron konsiderohet si një lider që ka sjellje shumë të buta me Putinin, dhe si i gatshëm t’i imponojë ukrainasve një axhendë që për ta është katastrofike:lëshime territoresh në këmbim të paqes.

Po kështu, duke lënë mënjanë varësinë e gjatë të Gjermanisë ndaj energjinë ruse, pozita e kancelarit Olaf Scholz si një “pishtar” i interesave kolektive të Evropës, është dëmtuar më tej nga paketa ndihmës prej 200 miliardë eurosh për industrinë gjermane. Pra lloji i mbrojtjes së financuar nga taksat, një skemë ndaj së cilës Gjermania ka vendosur dikur veton.

Ndërkohë, elitat franceze dhe gjermane e përbuzin idenë se BE-ja mund të përfaqësohet në çdo proces paqeje nga Kaja Kallas, kryeministrja e Estonisë, apo Sanna Marin, homologja e saj finlandeze. “Tani janë në modë kryqëzatat morale të atyre që duan maksimumin nga lufta në Ukrainë. Por ato do të pengojnë, dhe nuk do të ndihmojnë, çdo lloj procesi për paqe”- më tha pak kohë më parë një zyrtar gjerman.

Pra, pyetja mbetet:Kush do ta përfaqësojë BE-në në çdo proces të ardhshëm të paqes? Sikur BE-ja të kishte shfrytëzuar krizën e madhe të borxhit bankar të epokës së pas 2008-ës për të demokratizuar institucionet e saj, Evropa mund të përfaqësohej sot në një mënyrë të besueshme nga presidenti dhe Ministri i saj i Jashtëm.

Mjerisht, siç janë sot gjërat, qytetarët evropianë dhe udhëheqësit kombëtarë do të tmerroheshin nga mendimi se do të përfaqësoheshin në negociata nga Charles Michel, Presidenti i Këshillit të BE-së dhe Josep Borrell, komisionari i politikës së jashtme të BE-së. Macron, Scholz dhe thuajse çdo president apo kryeministër tjetër evropian, do të kundërshtonin.

Në Bruksel dominon pikëpamja optimiste se pavarësisht mungesës së të dërguarve legjitimë dhe dobësisë së saj ushtarake, BE-ja do të ketë peshë të konsiderueshme në çdo negociatë, sepse është fuqia ekonomike kryesore që do të paguajë për rindërtimin e Ukrainës. Po ashtu, do të jetë arbitri i çdo procesi me të cilin do të bashkohet Ukraina:tregun e përbashkët të BE-së, bashkimin doganor, apo edhe tek vetë BE-ja.

Por a është i justifikuar një optimizëm i tillë? S’ka dyshime se BE do të paguajë shuma të mëdha parash për rindërtimin e Ukrainës, dhe do të drejtojë çdo proces të pranimit të saj në union pas luftës. Por nuk ka asnjë arsye të mendohet që kjo do t’i garantojë BE-së një rol me ndikim gjatë procesit të paqes.

Në fakt, ka arsye të forta të mendohet se roli i BE-së si financuesja kryesore e rindërtimit të Ukrainës do ta përçajë dhe dobësojë më shumë unionin, sesa kriza e një dekade më parë. Banka Evropiane e Investimeve e BE-së, vlerëson se kostoja e rindërtimit të Ukrainës është rreth 1 trilion euro, pra sa buxheti i BE-së për periudhën 2021-2027, dhe 40 për qind më e lartë se sa fondi i saj i rimëkëmbjes pas pandemisë, NextGenerationEU.

Edhe pse ka shpallur planin e saj të brendshëm prej 200 miliardë eurosh për të mbështetur modelin e saj industrial aktualisht në kolaps, dhe 100 miliardë euro që Scholz ka caktuar për shpenzimet e mbrojtjes, Gjermanisë i mungon hapësira fiskale për të siguruar qoftë edhe një pjesë të kësaj shume.

Dhe nëse nuk mund të paguajë Gjermania, është e qartë se këtë nuk mund të bëjnë as vendet e tjera të BE-së. Mënyra e vetme për të paguar për Ukrainën do të ishte që BE-ja të emetojë një borxh të përbashkët, duke ndjekur hapat që çuan në krijimin e fondit të rimëkëmbjes nga pandemia në vitin 2020.

E nxitur nga nevoja për para, BE-ja mund të ndjekë atë rrugë, por vështirësitë do të jenë serioze. Është e vërtetë, që udhëheqësit e BE-së ranë dakord mbi borxhin e përbashkët gjatë pandemisë. Por në atë kohë inflacioni ishte negativ, dhe të gjithë anëtarët e BE-së përballeshin me një krizë ekonomike pasi bllokimet anti-Covid e goditën kërkesën në të gjithë Evropën.

Sapo të vendoset paqja në Ukrainë, ata do të duhet të bien dakord për një borxh edhe më të madh të përbashkët për të financuar rindërtimin e Ukrainës, në një kohë kur normat e interesit janë 4-fishuar, inflacioni është shumë i lartë, dhe kur përfitimet ekonomike për anëtarët e BE-së do të jenë tejet të pabarabarta.

Spanja do të vërë në dyshim drejtësinë e borxhit të përbashkët, në kushtet kur kompanitë gjermane do të marrin pjesën kryesore në biznesin e rindërtimit të Ukrainës. Polonia do të protestojë zëshëm kur Gjermania dhe Italia të deklarojnë se me rivendosjen e paqes, ata do të blejnë sërish energji nga Rusia.

Hungaria do ta shesë shumë shtrenjtë votën pro çdo fondi për Ukrainën, duke kërkuar edhe më shumë përjashtime nga kushtet e sundimit të ligjit dhe transparencës së BE-së. Në këto kushte, do të rikthehet fuqishëm ndarja e vjetër Veri-Jug (ose kalvinistë-katolikë) mbi meritat e unionit fiskal.

Tashmë Gjermania druhet se Franca do të këmbëngulë në financimin e rregullt të borxhit të përbashkët, të cilës klasa politike gjermane do t’i rezistojë, dhe jo vetëm sepse Gjykata Kushtetuese gjermane është shprehur kundër kësaj ideje. Arsyeja më e fortë është se bashkimi fiskal që duket se kërkon Franca, do të kërkonte nga kompanitë gjermane të braktisin një praktikë që është në ADN-në e tyre:akumulimin e aseteve të SHBA-së që ata grumbullojnë

si pasojë e eksporteve të mëdha neto në Amerikë, i mundësuar nga pagat në Gjermani që prej kohësh nuk po rriten, dhe nga çmimet e ulëta të gazit natyror.

Pra, nëse Akti i presidentit amerikan Joe Biden për Reduktimin e Inflacionit nuk e ndryshon mendësinë e Gjermanisë, duke ngritur një barrierë proteksioniste rreth SHBA-së, që do të dëmtojë eksportet neto gjermane në Amerikë, çdo negociatë për t’i dhënë fund luftës së Ukrainës do ta thellojë më tej ndarjen Lindje-Perëndim të BE-së, dhe më pas do të rindizë ndarjen e vjetër Veri-Jug.

Asnjë nga këto nuk duhet të jetë befasuese. Pas krizës financiare të vitit 2008, BE u nda sipas linjës Veri-Jug. Lufta në Ukrainë prodhoi në mënyrë të pashmangshme një linjë të re ndarjeje Lindje-Perëndim. Kur të arrihet paqja, të dy vijat ndarëse do të bëhen më të thella, më të shëmtuara dhe më të pamundura për t’u injoruar.

Shënim:Yanis Varoufakis, ish-Ministër i Financave në Greqi. Aktualisht udhëheqës i partisë MeRA25, dhe profesor i ekonomisë në Universitetin e Athinës.

Op/Ed

“Kutia e Pandorës” bomba e VMRO-së që nxite urrejtje etnike

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut është bërë e...

Konflikti i mundshëm Izrael – Iran

Nga Hisen Berisha Deputet i Parlamentit të Kosovës   Kjo është...

Kryeparlametari dhe kryeministeri shqiptar erdhen me votën e Ziadin Selës

Shkruan: Emine Abazi, kryetare e Asamblesë së Gruas Çair Të...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Endriti uron babanë: I bindur se në ditëlindjen e radhës do t’i gëzohemi rikthimit tënd në atdhe

Endriti, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka uruar babanë e tij me rastin e ditëlindjes së 56-të. Endriti ka përmendur faktin se kjo është ditëlindja...

Si duhet të reagojë qytetari nëse i mohohet e drejta e votës në Maqedoninë e Veriut?

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në Maqedoninë e Veriut i publikoi në faqen e tij zyrtare udhëzimet për votim në shumë gjuhë. Manuali është...

Kandidati i Frontit Evropian për president, Bujar Osmani, pasi ka votuar për zgjedhjet presidenciale në Maqedoni të Veriut

Kandidati i Frontit Evropian për president, Bujar Osmani, pasi ka votuar për zgjedhjet presidenciale në Maqedoni të Veriut, ka thënë se beson në fitore...