Qeveria po i bën presion KPM-së ta mbyllë Klan Kosovën sonte

0
271

Qeveria e Kosovës është duke i bërë presion drejtuesve të Komisionit të Pavarur për Medie për ta marrë një vendim të shpejtë rreth mbylljes së televizionit Klan Kosova.

Madje, siç mëson Klan Kosova është caktuar edhe një takim “konsultativ” për sot në orën 18:00 me temën bosht, gjetjen e hapave për ta mbyllur televizionin numër një në vend.

Duke mësuar për këtë zhvillim, Klan Kosova i bën thirrje KPM-së ta ruajë profesionalizimin e vetë dhe autonominë që e ka të garantuar me kushtetutë dhe të mos i nënshtrohet agjendave politike të pushtetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here