Rama thirrje të hapur Kosovës: Dëshmojeni me vepra se rajoni i përket Procesit të Berlinit, jo ëndrrave të Kremlinit

0
138

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë me dije se ka avancime të mëdha në agjendën e punës së Komisionit Evropian për të përgatitur një plan të ri mbështetjeje të Ballkanit Perëndimor dhe me këtë rast, i ka bërë një kërkesë të hapur sërish autoriteteve në Kosovë, që të dëshmojnë angazhimin për të ardhmen euro-atlantike.

Përmes një publikimi në median sociale Twitter, kreu i Qeverisë shqiptare ka thënë se Shqipëria është gati të presë Samitin e parë në Ballkan, sa i takon procesit të Berlinit.

Megjithatë, kontinenti i vjetër dhe e gjithë bota, po dëshmon njëkohësisht se veriu i Kosovës, po ofrohet si një shfaqje filmi bardhë e zi të një Ballkani të vjetër, i cili argëton vetëm spektatorë cinikë në kufijtë lindorë të Evropës.

Lidhur me këtë, mesazhin për Qeverinë e Kosovës (duke iu referuar hapa që duhet të ndiqen për de-përshkallëzim të situatës, të kërkuara nga Bashkimi Evropian dhe SHBA) e ka të qartë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here