Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se librat që do të shpërndahen do të jenë të rinj të gjithë.
“Mirmëngjes! Dhe me nisjen e shpërndarjes së teksteve FALAS për të gjithë nxënësit e shkollave publike 9-vjeçare ku përveç klasave të para, edhe ato të dyta e të treta do t’i kenë librat falas me një përdorim si dhe për nxënësit e 16 kategorive të veçanta në arsimin e mesëm të lartë, një konkretizim tashmë tradicional i mbështetjes së qeverisë shqiptare për të pajisur nxënësit me burime cilësore të dijes, ju uroj një ditë të mbarë”, ka thënë Rama.