Ramush Haradinaj; Kryeministri Kurti mund që të jetë spiun i Serbisë!

0
144

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Kryesisë, ka thënë se ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, duhet që të japë dorëheqje pas përdhosjes së policëve të Kosovës nga Serbia.

Ndërsa për shefin e Sveçlës – kryeministrin Albin Kurti, Haradinaj tha se është koha e fundit që të ndalet në “çfarëdo rruge”.

“Është lajm i keq kidnapimi i policëve. Ishte fyese dhe poshtëruese skena e policëve tonë. Me këtë rast kërkojmë që të lirohen policët menjëherë. Lusim bashkësinë ndërkombëtare që të bëjë presion për lirimin e tyre”, tha Haradinaj, në një konferencë për medie.

“E ftoj ministrin Sveçla të japë dorëheqje, sepse sot është përdhosur uniforma e policisë”.

“Ne e dimë që Kurti ka marr mandat për rrugën euro-atlantike, por Kurti po shkon në drejtim të kundërt, nuk po e çon Kosovën përpara. E ka shkelur Kosovën, e ka bërë palë të ndëshkuar”.

Sipas kreut të Aleancës, Kurti po e rrezikon ekzistencën e Republikës.

“Besoj që është koha e duhur që të krijohet një moment për ta ndalur Kurtin, mocion dhe çfarëdo rruge tjetër”.

Sipas tij, Kurti me propagandë mundohet t’i paraqesë si fitore para popullit dështimet në veri. “Ne po shkojmë në një dobësim të mëtejshëm dhe kjo shkaku i Kurtit. I lus të gjithë që ta ndalim Kurtin”, tha ai.

Ai tha se kryeministri Kurti mund që të jetë spiun i Serbisë!

“Kush është ai njëri që për ditë e prish keq e ma keq Aleancën me NATO-n dhe Amerikën. Kurti me çdo veprim po e prishë këtë Aleancë. Ky ose është spiun i Serbisë i aleatëve të Serbisë, ose është aq në zor me mbetë në pushtet sa me fsheh qeverisjen e tij humbëse, të zhytur në korrupsion, atëherë po kërkon shpëtimin tek kriminelët”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here