spot_imgspot_img
spot_img

Rekorde kuqezi në ‘grupin e vdekjes’ së Europianit

Ëndrra për të shkruajtur historisë në futbollin Europian përfundoi që në fazën e grupeve për Kombëtaren Shqiptare. Vetëm një pikë në tre ndeshjet e “grupit të vdekjes”, atë B të kompeticionit, ku si rival, goglat na kishin përcaktuar skuadrat më në zë të momentit, kampionët në fuqi të kontinentit, Italinë, ish-kampionën e Europës dhe Botës, Spanjën, por edhe hirushen e kohëve të fundit në turnet ndërkombëtar, Kroacinë.

270 minuta të zjarrta për kuqezinjtë, që nën mbështetjen e madhe të lumit të tifozëve shqiptarë arritën të lënë një gjurmë të pashlyeshme në Europianin e dytë në histori. Dy rekorde të regjistruara nga futbollistët tanë, ku ai që do mbetet padyshim gjatë në memorie është ai me autor Nedim Bajramin, vetëm 23 sekonda pas fërshëllimës së parë kundër Italisë.

Sylvinho zgjodhi 26 futbollistë për këtë turne madhor, por vetëm 19 prej tyre gjetën minuta në fushën e lojës, pesë prej të cilëve luajtën çdo sekond të kësaj ëndrre vere. Boshti kuqezi u formua nga emra si Thomas Strakosha, garanci në portën tonë, duke neutralizuar shumë goditje të rivalëve e ku në fund u detyrua ta nxjerr topin nga fundi i rrjetës vetëm 5 herë.

Mbrojtja ishte dhe diga e punuar me detaje, çelsat e së cilës iu besuan 5 futbollistëve, Ajeti e Gjimshiti në qendër, Mitaj zbulimi i së ardhmes dhe rotacioni në të djathtën mes Hysaj e Balliu.

Ylli i mesit të fushës është padyshim, Kristjan Asllani, truri i skuadrës si në fazën difensive ashtu edhe në ofensivën, ku shpesh tentoi portën, por fati nuk ishte me të. Pikërisht nga ky repart mbërritën edhe të tre golat, që lanë në hije emrat “BIG” të sulmit, si Broja, që mori vetëm 110 minuta të shpërndara në dy ndeshje, apo edhe Jasir Asanin, snajperin që në 214 minutat e tij nuk ndezi aspak, përpos asistit tek goli i mesfushorit Laçi.

Europian që do të mbetet gjatë edhe në mendjen e mesfushorit Klaus Gjasula. Vetëm 19 minuta në fushë ndaj Kroacisë, shkruajti historinë, autogol e gol si zëvendësues, diçka që vështirë se mund të përsëritet.

Bilanc që na bën të ndihemi krenar për atë që djemtë dhanë në fushën e lojës, eksperiencë nga e cila kanë mësuar jo pak, për të na mbajtur entuaziastë për atë që do na dhurojnë sërish në fushën e lojës. Ëndërr që zgjati pak në fushë, por mjaftoi për tu gdhendur përgjithmonë në qënien e çdo shqiptari.

Klan News

Op/Ed

Më keq se Serbia!

Nga Akan Lika Në debatin për formimin...

Republika e Kosovës siguron ruajtën dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare

Nga Bastri Beka - Feniksi Republika e Kosovës është...

UÇK burim frymëzimi për brezat!

Nga Hisen Berisha Deputet i Parlamentit të Kosovës       Shënimi i...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Nis diskutimi për njohjen e Kosovës në Parlamentin e Spanjës

Parlamenti i Spanjës e ka nisur diskutimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës.Kjo çështje është pika e tretë e rendit të ditës të deputetëve...

VV i reagon Komunës së Prishtinës

Lëvizja VETËVENDOSJE! – Qendra Prishtinë ka reaguar ndaj Komunës së Prishtinës nën dyshimet për uzurpim e privatizim të hapësirave publike të Kryeqytetit. Sipas tyre, është...

Zëvendëskryeministri i parë të RMV-së Izet Mexhiti priti ambasadorin e Kosovës

Ministri i Ambientit Jetësor i cili mban dhe postin e zv. kryeministrit të parë të RMV-së Izet Mexhiti ka pritur sot në...