spot_imgspot_img
spot_img

Republika e Kosovës siguron ruajtën dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare


Nga Bastri Beka – Feniksi

Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare, siç e parashikon Neni 8 i Kushtetutës së saj. Ndërsa neni 9 siguron ruajtën dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare

Nëse Prokuroria Speciale e Kosovës ka hapur një rast për Lëvizjen e Deçanit, ky do të ishte një skandal dhe një shenjë e qartë e kapjes dhe shantazhit të institucioneve të drejtësisë dhe zbatuesve të ligjit në Kosovë nga grupet islamiste.

Deklarimi i gjoja ekspertit të sigurisë, Armend Halimit, i cili tha se këta njerëz janë të rrezikshëm po aq sa një terrorist me bombë në dorë, është skandaloz dhe nxitje e urrejtjes dhe sulëm mbi fjalën e lirë po ashtu rrezikim direkt i zonjës së nderuar Vlora Gashi e cila përfaqëson Lëvizjen e Deçanit. Kjo gjithashtu sulmon ata që mendojnë ndryshe apo mbrojnë kulturën dhe identitetin shqiptar në orientimin perëndimor të kombit.

Po ashtu e njëjte është deklarata e Avokatit Asdren Hoxha, i cili ka thënë se Lëvizja e Deçanit përben rrezik dhe se kjo organizatë duhet të hetohet. Kërkesa e tij, si një avokat i cili kryesisht mbron të akuzuarit për krimet të organizuar duke përfshirë edhe të dyshuarit për sulmin në Banjskë është shume indikativë se kujt i shërben.

Baballarët tanë themelues e krijuesi të shtetit dhe Kushtetutës së Kosovës, të cilët e përcaktuan Kosovën si një shtet laik ku kishin vizionin për të mbrojtur popullsinë nga ndikimet agresive fetare dhe tjetërsuese. Është e rëndësishme të kujtojmë këtë vizion dhe të mbrojmë këtë strukturë laike nga çdo lloj presioni të detyruar dhe nga ndërhyrjet e jashtme që mund të dëmtojnë orientimin perëndimor të vendit tonë.

Ashtu siq e shpjegon profesor Enver Hasani në shkrimin autorial mbi debatin për kërkesën e shfuqizimit të udhëzimit administrativ për ndalimin e shamis,citoj:”
Në rastin e laicitetit bëhet fjalë për lirinë nga feja (religjioni), kurse te sekulariteti kemi të bëjmë me lirinë e fesë dhe besimit. Në rastin e parë, roli i shtetit është aktiv dhe vendimtar në mbrojtjen e individit nga feja dhe ndikimi i saj negativ, kurse në të dytin shteti është pasiv (minimal).”

Prandaj, shteti duhet të mbrojë individët dhe jo të hetojë dhe pengojë ata që dëshirojnë të çlirohen nga imponimi i besimit fetar, ashtu siç po e praktikojnë klerikët dhe fanatikët e besimit islam. Ne si qytetar të Kosovës, përballemi çdo ditë me rrezikimin e kulturës dhe kombit tonë nga këto grupe minore që imponojn ndërtimin e xhamive pa leje dhe kundër dëshirës së banorëve dhe besimtarëve lokal, duke u imponuar përmes shantazhit dhe ryshfetit. Gjithashtu, terrorizohem çdo ditë nga ndotja akustike e autoperlantve të minareve dhe nga predikimet e hoxhallarëve injorantë. Ndërtime të tilla në udhëkryqe dhe përgjat rrugëve nacionale dhe të cilat nuk i shërbejnë interesave të besimtarëve të vërtetë, por vetëm marketingut agresiv islamik.

Prandaj në këtë rast, ftoj Prokurorinë Speciale që të marrë masa ndaj individëve që shkaktojnë rrezik siq është tipi i Armend Halimit e Azdren Hoxhed dhe jo ndaj atyre që i rezistojnë asimilimit dhe mendojnë ndryshe dhe të mbrojë zonjën Vlora Gashi, e cila është në këtë rast është e sulmuar dhe e rrezikuar si përfaqësuese e Levizjes së Deçanit nga deklaratat e këtij “ eksperti” dhe “avokati”.
Fundi i fundit Levizja e Deçanit dhe shume lëvizje e organizuara tjera që dolën e do të dalin në mbrojtje të kulturës e identitetit janë pikërisht reaksion i invadimit agresiv të islamit politik ku kan qëllim neve si popull shqiptar të na tjetërsojnë në kulturën dhe identitet e me se miri ate e vërtetojnë fyrja që ju bëhet heronjve kombëtar, glorifikimi i perandorisë gjenocidale dhe pushtuese siq ishte perandoria osmane ndaj shqiptareve.

Gjithashtu, ky rast dëshmon se “vllaznia islame” po merr pushtetin nga brenda dhe paraqet një rrezik të rritur për stabilitetin e Kosovës dhe për zhvillimin e shqiptarëve. Thirrja për “shqiptarizëm” dhe për “braktisjen vullnetare të fesë islame” është më pak e rrezikshme ( në fakt e drejtë) në krahasim me thirrjet për islamizimin e shqiptarëve dhe për implementimin e sheriatit për krijimin e kalifatit.

Prandaj, shpresoj që Prokuroria të mos hapë një rast kundër një lëvizjeje vullnetare qytetare dhe kombëtare, e cila synon të ruajë identitetin dhe kulturën shqiptare nga politikat neotomane, Islamit politik dhe ndërhyrjet e huaja që dëmtojnë orientimin perëndimor të vendit tonë.

Op/Ed

Më keq se Serbia!

Nga Akan Lika Në debatin për formimin...

UÇK burim frymëzimi për brezat!

Nga Hisen Berisha Deputet i Parlamentit të Kosovës       Shënimi i...

Ku po mbetet statusi ynë?

Nazmi Beqiri - Ish nënkryetar i BDI-së "E kanmja (lakmia)...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Rekorde kuqezi në ‘grupin e vdekjes’ së Europianit

Ëndrra për të shkruajtur historisë në futbollin Europian përfundoi që në fazën e grupeve për Kombëtaren Shqiptare. Vetëm një pikë në tre ndeshjet e...

Nis diskutimi për njohjen e Kosovës në Parlamentin e Spanjës

Parlamenti i Spanjës e ka nisur diskutimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës.Kjo çështje është pika e tretë e rendit të ditës të deputetëve...

VV i reagon Komunës së Prishtinës

Lëvizja VETËVENDOSJE! – Qendra Prishtinë ka reaguar ndaj Komunës së Prishtinës nën dyshimet për uzurpim e privatizim të hapësirave publike të Kryeqytetit. Sipas tyre, është...