Pasi deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, tha se është kërcënuar nga një person, për shkak të një kontesti pronësor të familjes së saj, ka reaguar ish-nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli.
Duke shpërndarë lajmin për kërcënimin e deputetes, Selim Pacolli, ka thënë se ajo është bijë e fshatit të tij dhe se si të tillë, nuk ia lejojnë askujt të drejtën ta cenojë lirinë e saj.
Me Fitoren mund të kemi dallime në ideologji politike, por jo edhe në atë të origjinës së përbashkët familjare! Fitorja është bijë e jona, është bijë e Marecit dhe si e tillë, ne nuk ia lejojmë askujt të drejtën ta cenoj apo privoj lirinë e saj! Ne kemi shtet ligjor dhe për çfardo kontesti, është e vetmja adresë”, ka shrkruar Pacolli në Facebook.
Ndërkaq, deputetja Pacolli ka njoftuar në Facebook se është kërcënuar nga dikush dhe e ka lajmëruar rastin në polici.