spot_imgspot_img
spot_img

Shqipëria shkatërron Çekinë 3 me 0 në “Air Albania”, Asani dhe dygolëshi i Seferit na çon një hap pranë Gjermanisë

Shqipëri ka fituar me rezultatin 3 me 0 ndaj Çekisë (Grupi E) në stadiumin “Air Albania”, e vlefshme për eliminatoret Euro 2024. Dy takime kanë mbetur dhe kur dihet se takimin e fundit luhet Poloni – Çeki ndërsa me 20 Nëntor festa e madhe në Air Albania kundër Ishujve Farore 

Shqipëria mundi 3-0 Çekinë, duke u afruar akoma më shumë me finalet e Euro 2024, ku duhen vetëm 2 pikë në 2 ndeshjet e fundit për të siguruar kualifikimin. Golat e Asanit e Seferit i shkaktuan humbjen e parë në këto kualifikuese një rivali direkt në grup.

Një ndeshje perfekte e kuqezinjve që arritën rezultatin e pestë pozitiv radhazi nën drejtimin e Sylvinho që po bën të gjithë të ëndërrojnë pjesëmarrjen e dytë në një turne madhor pas atij të 2016.

Çekët e nisën më kërkues takimin, por Berisha nuk i lejoi të shënonin. Jasir Asani në minutën e nëntë bëri që mbi 20 mijë tifozët e pranishëm në stadiumin Air Albania të shpërthenin në festë së bashku me shumë të tjerë që e ndoqën direkt në Tv Klan.

Mesfushori me tipare e çoi topin aty ku portieri kundërshtar nuk mund ta arrinte. Ritmi i lojës ishte i lartë me raste në të dy portat, ndërsa në minutën e 40’ Çekia mbeti me 10 futbollistë në fushë, pasi Chytil mori të verdhin e dytë për shkak se çoi topin në portë me dorë.

Lojtarët e Kombëtares u kthyen pas pushimit me të njëjtën dëshirë dhe Taulant Seferi realizoi sërish pas një kundërsulmi në të 51’.

Sylvinho freskoi ekipin me zëvendësime. Në të 73’ ishte sërish Seferi, i cili tundi rrjetën duke goditur thuajse që thuajse në të njëjtin pozicion.

Kuqezinjtë nuk qëndruan në mbrotje, duke krijuar aksione. Në të 82’ Arbnor Muja shënoi, por në pozicion jashtë loje me konfrimin e sistemit VAR.

Shqipëria është e para në grup me 13 pikë, me 4 më shumë se Polonia e vendit të dytë dhe 5 nga Çekia e Moldavia.

Polakët po të enjten mundën 2-0 Ishujt Faroe. Sylvinho të martën do të ketë një ndeshje miqësore me Bullgarinë ku të planifikojë takimet e Nëntorit me Moldavinë në transfertë dhe Ishujt Faroe në shtëpi./klantv

Op/Ed

Veprim diletanteske e jo serioz për ti shpëtuar masave nga Departamenti Amerikan i Shtetit

Nga Hisen Berisha – Deputet i Parlametit të Kosovës...

Gordana Siljanovska-Davkova nuk i përfaqëson 30% të shqiptarëve në Maqedoni

  Nga Astrit Gashi Kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska-Davkova...

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Letra e plotë e Gjermanisë, Italisë dhe Francës për Kurtin

Në letrën që Gjermania, Franca dhe Italia ia kanë dërguar Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ia kanë bërë të qartë se hapat që ka...

Asambleja e “Serbisë së Madhe” do mblidhet më 8 qershor në Beograd

Pas marrëveshjes mes presidentit të Republikës Sërpska, Milorad Dodik dhe atij të Serbisë Aleksandar Vuçiç, parlamenti i madh serb është caktuar për 8 qershor...

Mediat sllovake: Pse atentatori 71-vjeçar qëlloi me armë kryeministrin Fico

Kryeministri i Sllovakisë nuk ndodhet më në rrezik për jetën, pasi u qëllua disa herë me armë zjarri në distancë të afërt. Lajmin e ka...