spot_imgspot_img
spot_img

Situata veri të vendit mund përshkallëzohet në prag të zgjedhjeve lokale

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovës, Robert Bosch, shprehet i shqetësuar se situata në veri të vendit mund përshkallëzohet në prag të zgjedhjeve lokale. Kurse, njohësi i çështjeve politike, Belgzim Kamberi, vë në pikëpyetje legjitimitetin e këtyre zgjedhjeve.

Të dielën qytetarët serb e shqiptarë do ta kenë mundësinë  t’iu drejtohen kutive të votimit në kuadër të zgjedhjeve të jashtëzakonshme ne katër komunat veriore.

Në këtë proces zgjedhor do të marrin pjesë vetëm dy kandidatë nga komuniteti serb, prandaj njohësit e çështjeve politike po shprehin dyshime për legjitimitetin e këtyre zgjedhjeve.

Njohësi i çështjeve politike, Belgzim Kamberi, thotë se këto zgjedhje më shumë mund ta përkeqësojnë situatën se sa të ofrojnë ndonjë zgjidhje.

Kurse, ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, thotë se pikërisht Serbia është ajo që synon të përfitoj nga këto situata.

Ai nuk e përjashton mundësinë që situata mund të përshkallëzohet në veriun e vendit.

“Jam shumë i shqetësuar se situata mund të përshkallëzohet në veri të Kosovës. Sikurse edhe në të kaluarën Serbia i shfrytëzon këto raste për të krijuar trazira përmes ultra nacionalistëve dhe më pas t’ia hedhin fajin palës kosovare. E sa i përket Listës Serbe, ajo është partia më anti-demokratike për shkak të mënyrës se si vepron me forma presioni, por edhe alternativat e tjera dukën më ekstreme, dhe kjo është shqetësuese. Fatkeqësisht mund të them se serbët e moderuar janë lënë anash”

Në këto zgjedhje nuk do të marrë pjesë partia më e madhe e serbëve në Kosovë, Lista Serbe. /Tëvë1

 

 

Op/Ed

Veprim diletanteske e jo serioz për ti shpëtuar masave nga Departamenti Amerikan i Shtetit

Nga Hisen Berisha – Deputet i Parlametit të Kosovës...

Gordana Siljanovska-Davkova nuk i përfaqëson 30% të shqiptarëve në Maqedoni

  Nga Astrit Gashi Kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska-Davkova...

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Letra e plotë e Gjermanisë, Italisë dhe Francës për Kurtin

Në letrën që Gjermania, Franca dhe Italia ia kanë dërguar Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ia kanë bërë të qartë se hapat që ka...

Asambleja e “Serbisë së Madhe” do mblidhet më 8 qershor në Beograd

Pas marrëveshjes mes presidentit të Republikës Sërpska, Milorad Dodik dhe atij të Serbisë Aleksandar Vuçiç, parlamenti i madh serb është caktuar për 8 qershor...

Mediat sllovake: Pse atentatori 71-vjeçar qëlloi me armë kryeministrin Fico

Kryeministri i Sllovakisë nuk ndodhet më në rrezik për jetën, pasi u qëllua disa herë me armë zjarri në distancë të afërt. Lajmin e ka...