Zëdhënësi për Politikë të Jashtme i BE-së, Peter Stano: Datë të saktë të takimit nuk ka, por ftesë po.
Kështu tha Zëdhënësi për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Peter Stano, për një takim të radhës të Nivelit të Lartë, mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti të Sebrisë, Aleksandar Vuçiç, në kuadër të Dialogut të Fascilituar nga BE, shkruan Reporteri.net.
“Borrell i ka ftuar”, tha Stano në konferencën e përditshme për shtyp, derisa shtoi se “datën e saktë do ta japim kur të jetë caktuar”.
Takimi i fundit i Nivelit të Lartë ishte ai i 21 nëntorit, takim ky që s’prodhoi rezultat por një konfrontim mes Kryediplomatit Josep Borell dhe Kryeministrit Albin Kurti.
Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialog, Miroslav Lajçak, ditëve të fundit udhëtoi për në Beograd dhe Prishtinë, ku palëve negociuese u dorëzoi “draftin e përditësuar” të planit evropian ndryshe të njohur edhe si plani franko-gjerman.
Ndonëse nuk dihet për përmbajtjen as të “përditësuar” e as të “të vjetrën” të këtij plani, një zyrtar i lartë i BE-së në kushte anonimiteti i ka thënë portalit evropian “Euractiv” se komentet e palëve për këtë plan “janë dëgjuar” dhe se “drafti tashmë akorduar mirë”, shkruan Reporteri.net.
Ndonëse nuk tregoi për përmbajtje, ai tha se ky plan “nuk përmban njohje të plotë” por “normalizim të plotë të marrëdhënieve”.
Madje, duke thënë se brenda këtij “drafti të përditësuar” nënvijëzohen hapa konkretë brenda “afateve të qarta kalendarike”, ky zyrtar pret “që të ketë marrëveshje në më pak se një vit”./Reporteri.net/