spot_imgspot_img
spot_img

Të hënën seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit për dështimin e shtetit për t’ua blerë librat nxënësve

Kuvendi i Kosovës do të mbajë të hënën seancë të jashtëzakonshme, në të cilën do të diskutohet për çështjen e sigurimit të librave shkollor për nxënësit.

Pa Rrotlla ka siguruar ftesën qe i është dërguar deputeteve ku thuhet se seanca e jashtëzakonshme pritet të mbahet me 4 shtator duke filluar nga ora 12:00.

 

Pika e rendit të ditës është: Debat parlamentar lidhur me dështimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për sigurimin e teksteve shkollore për nxënësit e nivelit të arsimit fillor dhe arsimit të mesëm të ulët për vitin shkollor 2023/2024.

“Të nderuar deputetë, Uroj të jeni mirë dhe që secili nga ju të ketë kaluar si më mirë gjatë këtij pushimi veror! Ashtu siç ju ka njoftuar ditë më parë Kryetari i Grupit Parlamentar  përfundimisht është vendosur që të ftojmë bashkërisht me partitë tjera opozitare (LDK dhe AAK) një seancë të jashtëzakonshme për çështjen e teksteve shkollore. Kërkesa është iniciuar nga ana e deputetëve të tri grupeve parlamentare, të cilët janë pjesë e Komisionit për Arsim dhe natyrisht do ta ketë mbështetjen e deputetëve të tjerë të grupeve parlamentare. Është propozuar që të hënën (04 shtator 2023), në ora 12:00, të mbahet seanca e jashtëzakonshme me temën “Debat parlamentar lidhur me dështimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për sigurimin e teksteve shkollore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024”. Siç e dini, edhe pse jemi në pushimin veror mes dy sesioneve, Rregullorja e Kuvendit shprehimisht lejon mundësinë që Kuvendi të mblidhet ndërmjet dy sesioneve vetëm në seancë të jashtëzakonshme. JU LUTEM, nga nesër (29 gusht 2023) deri të enjten e kësaj jave (31 gusht 2023), ejani në zyret e grupit dhe të jepni nënshkrimin tuaj. Deputetët të cilët për arsye objektive nuk mund të vijnë, sikurse në raste të tjera, edhe në këtë rast mund t’ju përgatis një tekst, me të cilin, përmes emailit mund të shprehni vullnetin tuaj për thirrjen e kësaj seance” thuhet ne letrën e dërguar deputeteve opozitar

Seanca vjen pasi deputetët e partive opozitare kanë dorëzuar sot në Kuvend kërkesën për seancë të jashtëzakonshme parlamentare për 4 shtator për siç kanë thënë “dështimin e Qeverisë për të siguruar tekstet shkollore për nxënësit”.

Kërkesa ishte publikuar nga deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha e cila njëherazi është edhe anëtare e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport.

 

Op/Ed

Veprim diletanteske e jo serioz për ti shpëtuar masave nga Departamenti Amerikan i Shtetit

Nga Hisen Berisha – Deputet i Parlametit të Kosovës...

Gordana Siljanovska-Davkova nuk i përfaqëson 30% të shqiptarëve në Maqedoni

  Nga Astrit Gashi Kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska-Davkova...

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Letra e plotë e Gjermanisë, Italisë dhe Francës për Kurtin

Në letrën që Gjermania, Franca dhe Italia ia kanë dërguar Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ia kanë bërë të qartë se hapat që ka...

Asambleja e “Serbisë së Madhe” do mblidhet më 8 qershor në Beograd

Pas marrëveshjes mes presidentit të Republikës Sërpska, Milorad Dodik dhe atij të Serbisë Aleksandar Vuçiç, parlamenti i madh serb është caktuar për 8 qershor...

Mediat sllovake: Pse atentatori 71-vjeçar qëlloi me armë kryeministrin Fico

Kryeministri i Sllovakisë nuk ndodhet më në rrezik për jetën, pasi u qëllua disa herë me armë zjarri në distancë të afërt. Lajmin e ka...