Besmir Limani djaloshi me origjinë nga fshati Tatesh i Strugës i cili jeton në Winthertur të Zvicrës, i njohur për faktin se në çdo ndeshje të Kombëtares pikturon në fytyrë flamurin shqiptar, ka marrë pasaportën e Shqipërisë.
Ai ka publikuar disa foto nga një takim me ministrin e Brendshëm të Shqipërisë Taulant Balla ndërsa shkruan: “ I nderuari Ministër te falenderit publikisht per realizimin e endrres per pajisjen me pasaportë shqiptare.Ne Gjermani Euro 2024 une Besmir Limani “Fytyra me shqiponjë” udhëtoj edhe me dokument Kuq e Zi”, shkruan ai.