“Turp për Albin Kurtin”: Reagon Federata Evropiane e Gazetarëve për pezullimin e licencës për Klan Kosovën

0
112

Sekretari Gjeneral i Federatës Evropianë të Gazetarëve, Ricardo Gutierrez, ka reaguar pasi që Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë i ka pezulluar licencën mediumit Klan Kosova.

 

Postimi i plotë:

Kosova në zi… Tërheqja e certifikatës së biznesit të një kompanie mediatike është një akt jashtëzakonisht i rëndë. Sidomos kur flasim për transmetuesin kryesor privat të një vendi.

Sot është një ditë zie për Kosovën: shteti aktivizohet në cenzurë ndaj Klan Kosovës, qeveria e Kosovës po shkel standardet evropiane të lirisë së medias. Ky akt arbitrar e zhyt Kosovën në kampin e regjimeve autoritare që i kthejnë shpinën Bashkimit Evropian dhe vlerave demokratike të mbrojtura nga Këshilli i Evropës.

Më vjen keq për miqtë e mi kosovarë dhe shoqërinë civile kosovare. Ata nuk i meritojnë praktika të tilla. Solidariteti im shkon për demokratët kosovarë. Turp për varrmihësit e lirisë së shtypit dhe pluralizmit mediatik. Turp për Albin Kurtin dhe qeverinë e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here