Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili dje protestojë në ditën e çlirimit duke kërkuar shkarkimin e shefes së grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, pas bisedës që ajo ka bërë me kryekriminelin Milan Radoiçiq, shihet në fotografi prapa shefit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së Azem Syles, Ramadan Avdiut, Ramiz Lladrovcit dhe Hajdar Beqes në marshin triumfal në Prishtinë në vitin 1999.
Veterani i cili i vetëm doli në mbrojtje të vlerave të famëmadhes UÇK -së duke ngjitë posterat në hyrjeje të Kuvendit të Kosovës ka thënë se Kurti e ka shansin historik që sot ta shkarkojë Kusari-Lilën.
“Në vend se ta festojmë ne sot 25 vjetorin, çlirimin e Prishtinës, Kosovës, Mimoza Kusari-Lila, neve na ka ngucur edhe na ka ofenduar duke biseduar me këtë kriminelin, Milanin, ky është kriminel dhe ka biseduar me urdhrin e Albin Kurtit, atë e ka shef, dhe me urdhrin e tij ka biseduar se e ka shef. Albin Kurti e ka flamurin kombëtar, për bashkim kombëtar me arsye e kam qitë duke e shikuar dhe duhet ta shkarkojë këtë ditë të çlirimit të Kosovës, ta shkarkojë Mimozën për arsye shumë të njohura se Mimoza ka incizime që ka folur me këtë kriminelin. Kurti e ka shansin historike ta shkarkojë Mimozën. Sot kam zgjedhur këtë vend historik ku Deputetet e Kosovës me 2 Korrik 1990 e kanë shpallë Kosovën Republikë. Albin Kurti duhet që të shkarkojë Mimoza Kusarin sepse po cenon sigurinë tonë kombëtare”, tha veterani i cili nga mërgata erdhi për të luftuar kundër barbareve serb, shokëve të kryekriminelit Milan Radoiçiq i cili ishte dhe organizatori kryesor i vrasjes së Policit të Kosovës Afrim Bunjaku!
Veterani protestojë të mbrohet dhe dinjiteti i Policisë së Kosovës