Ish ambasadorja e Kosovës në SHBA dhe anëtarja e PDK-së Vlora Çitaku nëpërmes një postimi në Facebook i është drejtuar presidentes Osmani me shkrimin më poshtë:
Heshtja nuk është gjithmonë flori.
Në politikë, e posaçërisht në situata të rënda sikur këto nëpër të cilat po kalon Kosova, heshtja është pajtim. Është nënshtrim.
Presidente, cili është qëndrimi i juaj i qartë e pa gjeneralizime, për situatën në të cilën jemi? A mendoni njejtë si Kurti apo nuk pajtoheni me të?
Qytetarët kanë nevojë të dëgjojnë nga ju. Konkretisht çka mendoni? Jo fraza.
Tërë karrierën politike e keni ndërtuar në antagonizma. Por, atëherë ka qenë populiste me e kundërshtu Thaçin, Mustafën…
E tash? Pse po heshtni?