spot_imgspot_img
spot_img

Vrasja e 35-vjeçares, Matoshi i reagon Osmanit e Kurtit: Nuk jeni për të vajtuar, veproni

Vrasja e 35 vjeçares shtatzënë në oborrin e QKUK-së ka ngritur reagime te shumëta në vend, raporton Gazeta10. Krerë të shtetit e të partive politike, përmes shkrimeve në rrjete sociale dënuan rastin, derisa bënë thirrje për drejtësi.

Mirëpo, për reagimet e krerëve të shtetit, presidentes Vjosa Osmani, e kryeministrit Albin Kurti, kritika ngriti analisti politik Halil Matoshi. Matoshi në emisionin Politiko në Kanal10 me Kushtrim Sadikun tha se krerët e shtetit nuk janë për të vajtuar, por duhet të veprojnë për të menaxhuar situata të tilla.

Ai tha se dhuna është dënuar mjaftueshëm dhe se ka ardhur koha për veprime shoqërore

“Ka kush shkruan poezi, ka kush vajton. Këta nuk janë për të vajtuar, këta janë për të menaxhuar me situatat. Nuk e di se kush po i bind me i fol këto fjalë që janë pa sens për zyrtarin e shtetit. Boll është dënuar dhuna në këtë vend, duhet veprim shoqëror”, ka deklaruar ai.

Matoshi tutje tha se në Kuvendin e Kosovës duhet të propozohet një ligj special për dhunën ndaj grave.

Ai u shpreh se rasteve të tilla duhet t’i japin më shumë prioritet gjykatat. /Gazeta10

Op/Ed

Arrestim dhe denim meritor për përsonat që i dhanë Statusin e Veteranit Faton Hajrizit

Nga Bastri Beka / Feniksi Tashmë dihet se i ndjeri...

Thirrje për ruajtjen e vlerave të UÇK-së

Të dashur bashkatdhetarë! Është thelbësore që të ruajmë dhe të...

Traktati i Paqes Kurti-Serbi, një Lëvizje Politike për Status Quo-në?

Nga Hisen Berisha – Deputet i Parlamentit të Kosovës Kryeministri...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Ramadani: Sveçlën e kanë gjuajtur me kallash në Ujman dhe ka ikë

Ish-inspektori i përgjithshëm i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Burim Ramadani, ka thënë se në fillim të korrikut, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal...

Arrestim dhe denim meritor për përsonat që i dhanë Statusin e Veteranit Faton Hajrizit

Nga Bastri Beka / Feniksi Tashmë dihet se i ndjeri Faton Hajrizi ka patur statutin e veteranit të luftës së UÇK-së. Si qytetar dhe...

“Bosna e Lirë” njihet si medium serioz, sqarohet drejtori i TV-së Gërvalla

Drejtori i Televizionit  Rilind Gërvalla ka reaguar lidhur me lajmin e publikuar në RTK që i referohet lajmit të medias boshnjake “Slobodna Bosna”.   Në një...