Presidenti i Serbisë dhe Komandanti Suprem i Forcave të Armatosura, Aleksandar Vuçiq, ka nënshkruar një urdhër për ngritjen e gatishmërisë luftarake të njësive të Forcave të Armatosura të Serbisë në nivelin më të lartë.
Ai ka urdhëruar lëvizje urgjente në drejtim të vijës administrative me Kosovën , mëson “Novosti”.
Siç raporton kjo media, Vuçiq ka vendosur për këtë veprim për shkak të dhunës që po ushtron policia speciale e Albin Kurtit ndaj popullit serb në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.