spot_imgspot_img
spot_img

Weller: Mospërmendja e termit “Asociacion” në marrëveshjen bazë, shans për Kosovën

Kosova duhet të evitojë qasjen kundërshtuese pa ofruar alternativa konstruktive në takimin e Ohrit, pasi kjo mund ta penalizojë, ka thënë profesori i Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Cambridgeit, Marc Weller.

Ai ka thënë se mospërmendja e termit “Asociacion” në tekstin e Marrëveshjes bazë, ia jep shansin Kosovës që të dalë me vizionin e vet për zbatimin e Marrëveshjes së 2013-s.

Mospërmendja e termit “Asociacion” në Marrëveshjen Bazë, i jep shansin Kosovës që të dalë me vizionin e vet për zbatimin e kësaj marrëveshje, ka thënë profesori i Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Cambridget, Marc Weller.

Në një analizë për Kohën, Weller ka thënë se Kosova duhet të evitojë qasjen kundërshtuese pa ofruar alternativa konstruktive në takimin e nivelit të lartë që do të mbahet në Ohër, pasi kjo do të kishte kundërefekt.

“Nuk e përmend fare termin Asociacioni/Bashkësia e komunave me shumicë serbe, madje me asnjë fjalë. Tash kjo pasqyrohet formalisht në ndryshimin në nenin 7 nga “vetëqeverisje” thjesht në “vetëmenaxhim” Për më tepër, neni 7 e bën shprehimisht të qartë se mandati i mekanizmit për bashkëpunimin përqendrohet te koordinimi i ofrimit të shërbimeve nga komunat. Nuk është trup me mandat më të gjerë politik”, ka shkruar Weller.

Insistimin e Serbisë për krijimin e një njësie territoriale, sipas Wellerit, ekzekutivi kosovar mund ta shmangte nëse do ta zbatonte marrëveshjen menjëherë pas vitit 2015, sipas vendimit të Kushtetueses.

“Ajo që Kosova është dashur të bënte vetë pas 2015-s – është ta zbatonte Asociacionin/Bashkësinë sipas vizionit të vet dhe në bazë të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese ashtu që të shmangte dimensionin shumë të theksuar territorial —që tash ka ardhur në qendër të një procesi ndërkombëtar ku shumëçka është në lojë”, ka shkruar Weller.

Profesori universitar ka thënë se çfarëdo pajtimi që mund të arrihet në takimin në Ohër, duhet të përcillet zbatueshmëria e tij, e të mbahen përgjegjëse të dy shtetet, e jo vetëm Kosova.

Op/Ed

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar...

Nga konferenca për Integrimin e Ballkanit dhe vendeve kandidate në Bashkimin Evropian (BE), siguria në BE

Hisen Berisha / Budapest Në kuadër të konferencës ndër-parlamentare për...

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

NUK E KEMI NDËRMEND TË NDALEM

Mexhiti: Lufta me perandorinë e bixhozit është e vështirë, por ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi! Mbyllja e kazinove sipas zëvendëskryeministrit të par Izet...

Diego Simeone kritikon Courtoisin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka përmendur sjelljen e Thibaut Courtois mes skenave kaotike që u shkaktuan mbrëmë (e diel) në ‘Estadio Metropolitano’. ‘Los...

ZPS për dëshmitarin e 92-të: Ka qenë i ndaluar dhe keqtrajtuar nga UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 92-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili ka...