Gazetari dhe analisti Milaim Zeka, përmes një postimi në facebook, ka thënë se vendosja dhe heqja e barrikadave është 100 për qind fitore e Serbisë, ama sipas tij, loja e ashpër tani ka filluar.
“Zbarkimi i diplomateve amerikanë në Kosovë dhe Serbi do ta ndryshojë situatën. Zajednica serbe ka për të kaluar, pavarësisht mohimeve te Kurtit dhe ministrave të tij. Alternativa e dyte: Shkojmë në zgjedhje në pranvere”, ka shkruar Zeka.
Statusi i tij i plotë:
A ka pasur marreveshje te fshehte per barrikadat?
Opozita dhe disa analist, qe flasin vetem bardhe e zi, kur duan ta godasin Kurtin me çdo mjet, direkt futen ne teorite e konspiracionit. Jane pikerisht keto fore qe perbihen e mertypen me lehtesi nga shqiptaret, poashtu edhe serbet.
E tille eshte teoria konspirative se gjoja ka ” pasur nje marreveshje sekrete ne mes Albinit dhe Vuqiçit”?!!!
Pse te kete marreveshje te tille sekrete, kur dihet qe komplet politika e kesaj qeverie ka qu uje ne mullirin e Serbise, sa i perkete veriut?!!!
Bashkesia Ndekombetare ka arritur marreveshje me Albinin, e cila, natyrisht qe i ka shku ne favor te Vuqiçit.
Kur jane vendosur barrikadat, ne çdo analize timen e kam thene se ato i ka vendosur Vuqiçi, dhe po ai i heqe me nje thirrje, gje qe edhe ndodhi.
Vendosja dhe heqja e barrikadave eshte 100 perqind fitore e Serbise, ama loja e ashper tani ka filluar. Zbarkimi i diplomateve amerikan ne Kosove dhe Serbi do ta ndryshoje situaten. Zajednica serbe ka per te kaluar, pavaresisht mohimeve te Kurtit dhe ministrave te tije. Alternativa e dyte: Shkojme ne zgjedhje ne pranvere.