Ministri i Ambientit Jetësor i cili mban dhe postin e zv. kryeministrit të parë të RMV-së Izet Mexhiti ka pritur sot në takim ambasadorin e Kosovës Florian Qehaja.
Ai në profilin e tij në Facebook shkruan;
Sot kisha nderin që në cilësinë e zv. kryeministrit të parë të RMV-së dhe Ministrit të Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të takoj Ambasadorin e Republikës së Kosovës Florian Qehaja.
Ambasadori në emër të Kryeministrit Albin Kurti na uroi për formimin e qeverisë së re.
Në takim mes tjerash, biseduam edhe për rrugën Shkup-Bllacë dhe parandalimin e pritjeve të gjata kufitare.
Gjthashtu biseduam edhe për marrëdhëniet vëllazërore mes dy vendeve tona dhe bashkëpunimin mes nesh, duke shprehur përkrahje të ndërsjelltë.
Bashkërisht u dakorduam për nevojën e thellimit të bashkëpunimit mes dy shteteve në sferën e mbrojtjes së ambientit jetësor si prioritet numër një i vendeve të zhvilluara dhe sfidë e madhe për vendet në zhvillim.