Gazetari Milaim Zeka ka thënë se e mbështet ministren Albulena Haxhiu, për rastin e Astrit Deharit.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar nga ministrja Haxhiu që të nis hetimet edhe për rastin “Kiçina”, për të cilin thotë se janë zhdukur provat e janë dënuar njerëz të pafajshëm.
Ai thotë se manipuluesit janë të gjithë shqiptarë, që kanë ndjekur direktivat e ndërkombëtarëve.
Postimi i tij i plotë:
E mbeshtes Albulena Haxhiun
I kane zhdukur mostrat e gjakun, te marrura si deshmi per rastin e Astrit Deharit.
Po i them ministres Haxhiu qe te filloje hetimet edhe per rastin ”Kiçina”. Atje ka tmerre akoma me te medha. Jane zhdukur te gjitha provat, edhe prap jane denuar njereze te pafajshem. Manipuluesit te gjithe do te dalin shqiptarë, qe kane kry pune me direktivat e nderkombetareve…!!!