spot_imgspot_img
spot_img

Princi, gjykatësi dhe ushtaraku planifikonin grusht shteti në Gjermani

(Plotësuar) 25 persona janë arrestuar në një operacion bastisjeje të ndërmarrë në të gjithë Gjermaninë nga policia, në lidhje me një rast të dyshuar për komplot për të rrëzuar qeverinë, përkatësisht për të kryer grusht shteti.

Me titullin: “Princi, gjykatësi dhe ushtari i KSK-së planifikonin grusht shteti në Gjermani (KSK-Kommando Spezialkräfte -Komando i Njësisë Speciale v.j)”, gazeta e madhe gjermane Bild, shkruan se është kryer bastisje mbarëkombëtare dhe ndërkombëtare kundër rrjetit Reichsbürger.

Madje, gazeta shkruan se bastisjet e policisë janë kryer deri në kështjellën që ndodhet në pyll në Thüringer, zona të banimit në Berlin dhe në kazerma.

Gazeta Bild e cila këtë operacion e quan “mega bastisje”, raporton se rrjeti Reichsbürger (Rajhu qytetar v.j), dyshohet se po planifikonte që me dhunë të kryente “ndryshimin e sistemit”.

Mediumi i madh gjerman shkruan se që nga orët e para të mëngjesit të së mërkurës, zyrtarë nga Zyra Federale të Policisë kundër krimit (BKA) dhe Njësitë Speciale si GSG 9 (Njësiti Taktik i Policisë Federale të Gjermanisë) dhe disa nga SEK (Task Forca Speciale e Policisë v.j), kanë ndërmarrë veprime në mbarë vendin kundër të ashtuquajturit rrjetit të Reichsbürger.

Në aksionin e koduar si “Hija”, janë përfshirë rreth 3 mijë pjesëtarë të shërbimeve të ndryshme të sigurisë, të cilët kanë bastisur 137 objekte në pronësi të 52 të dyshuarve. Nga këta, mësohet se janë arrestuar 25 persona.

Kështu, në orën 6:00 të mëngjesit, Forcat Speciale rrethuan dhe bastisën një shtëpi në lagjen e vilave Wannsee të Berlinit, prangosën ish-anëtaren e AfD-së të Bundestagut dhe gjyqtaren e Berlinit, Birgit M.-W. (58 vjeç). Tre minuta më vonë, forcat e sigurisë arritën në shtëpizën e gjuetisë Waidmannsheil në Bad Lobenstein (Thüringen).

Në të njëjtën kohë, oficerët bastisën edhe rreth 30 prona në Republikën e Baden-Württemberg dhe ndër të tjera, një dyqan riparimi makinash e një dyqan zdrukthtarie në Saksoni. Kërkime të mëtejshme u bënë në Republikën e Bavarisë, Hessen, Saksoninë e Ulët, Austri (Kitzbühel) dhe Itali (Perugia).

Anëtarë të tjerë të rrjetit të tyre, sipas gazetës gjermane Bild janë edhe: Maximilian E., Michael F., Paul G., Norbert G., Markus H., Frank H., Matthias H., Ruth L., Andreas M., Thomas M., Harald P., René R., Melanie R., Ralf S., Wolfram S., Thomas T., Marco v. H., Ruediger k. P., ish-këshilltari i qytetit nga AfD, Christian W. dhe Peter W.

Shtetasit rusë Vitalia B. dhe gjermanët Alexander Q. dhe Frank R. u arrestuan gjithashtu si mbështetës të këtij rrjeti.

Hetuesit e LKA të Berlinit (Policia e Berlinit, Njësiti kundër Krimit) kishin gjurmuar përfshirjen në këtë rrjet të fshehtë, të një burri që jetonte në Hessen.

Ky rrjet funksiononte me një organi qendror të shoqatës që quhej “Këshill”. Ky “Këshill” vepronte ngjashëm me kabinetin e një qeverie, ku kishte departamente të tilla si drejtësia, punët e jashtme dhe shëndetësia. “Që nga nëntori i vitit 2021, anëtarët e këshillit janë takuar rregullisht në fshehtësi për të planifikuar marrjen e pushtetit në Gjermani dhe krijimin e strukturave të tyre shtetërore”, tha një zëdhënëse e Zyrës së Prokurorit Federal.

Op/Ed

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të...

“Kutia e Pandorës” bomba e VMRO-së që nxite urrejtje etnike

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut është bërë e...

Konflikti i mundshëm Izrael – Iran

Nga Hisen Berisha Deputet i Parlamentit të Kosovës   Kjo është...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Meloni reagon ndaj dokumentarit RAI3, i del në mbrojtje Ramës

Kryeministria italiane, Giorgia Meloni ka reaguar lidhur me emisionin “Report” të Rai3 në të cilën u kritikua marrëveshja për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë. “Shqipëria...

Më 24 prill u përballëm me VLEN-in, më 8 maj përballemi me VMRO-DPMNE-në

Frontit Europian vazhdon fushatën për zgjedhjet parlamentare. Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, sot qëndroi në Strugë dhe Dibër, ku foli me qytetarët e këtyre...

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të thuhet më 8 maj por në bazë të rezultatit të raundit të parë tregun qartë...