Në “Lusail Stadium” u luajt finalja e Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Francës,
Argjentina fitoi me penallti, duke u shpallur kampione e Botës.
Ka qenë një ndeshje e çmendur, e cila u mbyll 3-3 pas kohës shtesë.
Pjesa e parë foli për Argjentinën, e cila udhëhoqi 2-0, me golat e Messit me penallti dhe Di Marias.
Franca barazon në pjesën e dytë, me dy gola të rea;lizuar nga Mbappe (80’ me penallti dhe 81’).
Në shtesë, Messi kalon Argjentinën në avantazh në minutën e 109-të, ndërsa sërish Mbape me 11-metërsh barazon 3-3.
Nga pika e bardhë fiton Argjentina fiton 4-2 duke u shpallur për herë të tretë kampione e Botës.