spot_imgspot_img
spot_img

Escobar për Vuçiqin: Është i gatshëm ta pranojë planin e BE

Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit, Gabriel Escobar, ka shpjeguar komentin e Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, pas bisedës telefonike që pati me presidentin serb Aleksandar Vuçiq. Escobar e pyet nga Pavlovic Today se çfarë konsiderojnë SHBA-të një “angazhim konstruktiv”.

“Ata janë të gatshëm të marrin në konsideratë çdo pikë të marrëveshjes. Ata janë të gatshëm të fillojnë menjëherë zbatimin dhe negocimin e anekseve, anekseve shoqëruese. Pra, kjo është vërtet konstruktive”, shpjegoi Escobar. Escobar po ashtu komentoi edhe zhvillimet e fundit në Kuvendin serb në seancën e nxehtë që u mbajt për çështjen e Kosovës dhe planin franko-gjerman.

Ai tha se reagimi i ashpër nga opozita kundër këtij plani është normal dhe se është mirë të dëgjohen pikëpamjet e ndryshme.

“Reagimet janë normale. Çështja e Kosovës është një çështje shumë emocionale për Serbinë. Është vendi ku ata shqetësohen shumë se çfarë do të thotë kjo për të ardhmen, çfarë do të thotë për serbët që jetojnë atje. Por është një gjë e rëndësishme që ata duhet t’i kushtohen”, tha Escobar, transmeton Express.

Parlamenti serb, sipas Escobar, është “një forum i mirë për diskutim”, një vend ku mund të dëgjohen të gjithë zërat. “Ju po dëgjoni njerëzit që janë shumë kundër marrëveshjes dhe po dëgjoni nga njerëz që janë kundër elementëve të marrëveshjes, por në përgjithësi e mbështesin atë. Dhe ju po dëgjoni nga Presidenti për nevojën për të ecur përpara”.

Fryma e hapur polemike, thotë Gabriel Escobar, pavarësisht bujës së pahijshme të ligjvënësve nga partitë opozitare që mbajnë shenja “Jo kapitullimit” dhe “Tradhtisë” dhe protestojnë me zë të lartë kundër propozimit franko-gjerman, nuk duket se e shqetëson atë.

“Jo, dua të them, të jem i sinqertë, kjo është e gjitha brenda kornizës së tyre politike. Ata duhet ta diskutojnë atë. Unë mendoj se të gjitha shqetësimet dhe të gjitha kundërshtimet duhet të plotësohen dhe të tejkalohen”, tha Escobar.

Op/Ed

Veprim diletanteske e jo serioz për ti shpëtuar masave nga Departamenti Amerikan i Shtetit

Nga Hisen Berisha – Deputet i Parlametit të Kosovës...

Gordana Siljanovska-Davkova nuk i përfaqëson 30% të shqiptarëve në Maqedoni

  Nga Astrit Gashi Kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska-Davkova...

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Letra e plotë e Gjermanisë, Italisë dhe Francës për Kurtin

Në letrën që Gjermania, Franca dhe Italia ia kanë dërguar Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ia kanë bërë të qartë se hapat që ka...

Asambleja e “Serbisë së Madhe” do mblidhet më 8 qershor në Beograd

Pas marrëveshjes mes presidentit të Republikës Sërpska, Milorad Dodik dhe atij të Serbisë Aleksandar Vuçiç, parlamenti i madh serb është caktuar për 8 qershor...

Mediat sllovake: Pse atentatori 71-vjeçar qëlloi me armë kryeministrin Fico

Kryeministri i Sllovakisë nuk ndodhet më në rrezik për jetën, pasi u qëllua disa herë me armë zjarri në distancë të afërt. Lajmin e ka...