spot_imgspot_img
spot_img

Tenderi i rrugës Prishtinë – Podujevë, ministria e Liburn Aliut gjobitet me 3 mijë euro për mos ofrim të qasjes në dokumente publike

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) është gjobitur me 3 mijë euro nga Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), për mos ofrim të qasjes në dokumente publike.

 

Konkretisht, gjoba ka të bëjë me tenderin e rrugës Prishtinë – Podujevë, për të cilën njëra nga kompanitë që ka ofertuar në këtë tender, kishte bërë kërkesë për qasje në dokumentet e operatorëve ekonomik që janë shpallur fitues të tenderit.
Ministria nuk i kishte ofruar qasje kompanisë dhe e njëjta më pas i ishte drejtuar AIP, si organ kompetent për zbatimin e Ligjit për Qasje në Dokumente Publike.

 

Më datë 21 korrik 2023 Agjencia për Informim dhe Privatësi kishte marrë vendim në ankesën e kompanisë, përmes të cilit obligonte MMPHI-në që të ofrojë palës dokumentet e kërkuara.

Në arsyetimin e gjobës, Agjencia për Informim dhe Privatësi thotë se edhe pas njoftimit  dhe një takimit konsultues me përfaqësues të MMPHI-së, këta të fundit nuk kanë ofruar qasjen.

Po ashtu, MMPHI, sipas vendimit për gjobë, ishte arsyetuar se dokumentet e kërkuara nga kompania, janë marrë edhe nga hetuesia e Policisë së Kosovës dhe ofrimi i qasjes në to, mund të dëmtonte hetimet.

Por AIP kishte kërkuar një sqarim nga Policia e Kosovës në lidhje me këtë pretendim dhe përfaqësuesi i hetimeve në Policinë e Kosovës i ka konfirmuar se ofrimi i dokumentacionit nuk paraqet problem në hetim.

“Duke vlerësuar mosgatishmërinë e institucionit publik që të ofrojë qasjen e kërkuar, sipas vendimit të datës 21 korrik 2023, AIP konsideron që ka shtjerrë të gjitha mundësitë procedurale ligjore për ta bindur institucionin puiblik që ta jetësojë të drejtën e palës ankuese” – thuhet në vendimin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi.

Ministria ka afat prej 30 ditëve që ta paguajë gjobën, në të kundërtën vendimi kthehet në titull ekzekutiv dhe ekzekutohet në mënyrë të detyrueshëm nga përmbaruesi privat.

Po ashtu, MMPHI ka të drejt që të paraqesë padi për kundërshtim në gjykatën kompetente, por ushtrimi i padisë nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit. /Kallxo.com

 

Op/Ed

Veprim diletanteske e jo serioz për ti shpëtuar masave nga Departamenti Amerikan i Shtetit

Nga Hisen Berisha – Deputet i Parlametit të Kosovës...

Gordana Siljanovska-Davkova nuk i përfaqëson 30% të shqiptarëve në Maqedoni

  Nga Astrit Gashi Kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska-Davkova...

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Letra e plotë e Gjermanisë, Italisë dhe Francës për Kurtin

Në letrën që Gjermania, Franca dhe Italia ia kanë dërguar Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ia kanë bërë të qartë se hapat që ka...

Asambleja e “Serbisë së Madhe” do mblidhet më 8 qershor në Beograd

Pas marrëveshjes mes presidentit të Republikës Sërpska, Milorad Dodik dhe atij të Serbisë Aleksandar Vuçiç, parlamenti i madh serb është caktuar për 8 qershor...

Mediat sllovake: Pse atentatori 71-vjeçar qëlloi me armë kryeministrin Fico

Kryeministri i Sllovakisë nuk ndodhet më në rrezik për jetën, pasi u qëllua disa herë me armë zjarri në distancë të afërt. Lajmin e ka...