spot_imgspot_img
spot_img

Fejton nga Fehmi Ajvazi: Historia e një komploti – Dick Marti– Bërthama e komplotit Serbo-Rus

Në Pa Rrotulla do të lexoni Fejtonin; Historia e një komploti – Dick Marti– Bërthama e komplotit Serbo-Rus në disa pjese ku publicisti Fehmi Ajvazi e demaskon komplotin Serbo – Rus

Retrospektiva: Më 11 mars 2011 (sikur ta kishte zgjedhur me qëllim një datë të këtillë!), një figurë kontradiktore e skenës juridiko-politike evropiane, e panjohur totalisht nga opinioni ynë, zvicerani me prejardhje italiane Dick Marti, e mbajti një fjalim përpara Komitetit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian. Referimi, kishte të bënte me një temë të madhe nga vija e Teodosit. Dhe normalisht, paraqitja e tij përpara këtij komiteti, është bërë larg opinionit dhe mediave sepse, “çështja është konsideruar e ndjeshme”, bazuar nga fakti se bëhet fjalë për një raport me konotacione të rëndësishme, shumë të rëndësishme. E s’i të mos jetë dëshmia e tij, duhej t’ishte konfidenciale…! Ndërkaq, e gjithë bota tashmë e di se bëhet fjalë për një raport me të cilin, Këshilli i Evropës i akuzon ish strukturat e UÇK-së se kanë kryer krime: “trafikim” me organe të njerëzve gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999.

Të jetë kështu…? Ndoshta! Por ka diçka të thjeshtë, diçka logjike dhe historike përtej hundëve të anëtarëve të këtij komiteti respektabil, diçka të thjeshtë përtej  raporti komplotist të Dick Martit që s’rrëzohet me asnjë akuzë dhe gjykim: praktika e idealit të sakrificës për liri që është mendimi, tipari, struktura dhe virtyti[1] më sublim, i atij që vendos të vdes për lirinë e popullit dhe vendit të tij. Bah kjo e vërtetë, po synohet të përmbyset përmes një raproti të sofistikuar të karakterit  makiavelistë! Prandaj, çfarë kishte thënë tjetër Dick Marti përpara këtij komisioni? Gjëra të ndjeshme, sekrete, gjëra me rrezik të përmasave ndërkombëtare ndërsa që raporti i tij, tashmë përmbajtësisht dihet në tërësi ! Deputeti zviceran në Këshillin e Evropës, Dick Marti, i njohur si arrogant dhe demagog ka kohë që insiston në akuzat e tij duke e quar peshë opinionin, mediat dhe institucionet evropiane për t’i bindur të gjithë (domosdo), për t’i besuar atij! Stiva e këtillë akuzatore ka një histori, domethënë “historia e nevojës” për t’i besuar atij, dhe vetëm atij. Po ku ka ngecur çështja ?

Pasi që raporti i njohur është aprovuar në Strasburg më 25 janar 2011, domosdo ka ardhur një etapë tjetër: etapa e provave dhe fakteve! Por, ka kohë që senatori (dikur prokuror shtetëror zviceran), është përplasur sa andej dhe sa këndej, tek i ka ndërruar qëndrimet duke shkaktuar kontradikta publike, duke tërheqë fjalët, duke kërkuar sa një veprim, sa një tjetër etj. Me kalimin e kohës, ky nostradamus modern ka insistuar vazhdimisht që t’i shtyjë “gjërat përpara”, duke teoritizuar dhe kërkuar gjithçka nga pak ( andej-këndej) por pa sjellë prova të duhura-bindëse.

Raportin,[2] komplotisti Dick Marti, e ka politizuar skajshmërishtë, jo pa qëllim. Akuzën, e ka kthyer në antiakuzë…! “Gjithçka nga pak” e Dick Martit, është fokusuar në mbajtjen gjallë në opinion të frymës së raportit të tij, të mbajtjes gjallë të paragrafëve të raportit të tij në faqet e gazetave të shkruara dhe, në “eterin” e mediave vizuale. Dik Marti, duke qenë vazhdimisht kontradiktor, ka insistuar që qëllimet e tija propagandistike-akuzatore t’i përhapë deri te institucionet e rëndësishme evropiane, deri te institucionet e rëndësishme të shteteve të ndryshme, deri te politikanët, analistët, studiuesit etj. Në stilin e “vezëve të qyqeve”, Dick Marti me të vërtetë ia ka arritur që në planin politik dhe propagandistik, të nxis krijimin e një imazhi të hirnosur të popullit shqiptar, dhe në përgjithësi, ta dëmtoj imazhin politikë të Republikës së Kosovës. Ajo çka është vërejtur hapur, ka qenë intenca e Dick Martit që nga asgjëja ta krijoj gogolin, e me këtë, t’a shtyjë përpara një akuzë rënduese e cila veç efekteve politike, e ka goditur integritetin dhe moralin e shoqërisë shqiptare, e ka goditur identitetin dhe traditat e popullit shqiptar dhe mbi të gjitha, i ka goditur edhe strukturat dhe institucionet e shoqërisë dhe të shtetit në Prishtinë, dhe në Tiranë.

“Merreni, ja ku është akuza, ja ku e keni…? Pse nuk po e implementoni…?”, ka qenë dhe mbetet deviza e tij e deritashme, e cila devizë, është paragjykuese dhe konsiston në shtytjen e detyrueshme të institucioneve të caktuara për të vepruar, ani se çdo gjë, tashmë mbetet larg-larg fakteve! Po, për çudi, Dcik Marti, megjithatë ia ka arritur që ta fusë në lajthitje të madhe, të paprecedentë opinionin dhe një pjesë të mediave respektablile evropiane, si dhe ia ka arritur që ta fusë në lojë Këshillin e Evropës. Pra, një ish prokuror me shkollë, ka arritur që ta fusë në lojë drejtësinë, ligjin dhe gjithë korpusin e të drejtës ndërkombëtare, nisur nga idetë, hipotezat, thashethemet etj. Tani, ai është duke bërë presion: presion nga këndi personal, dhe presion nga këndi institucional.

Epo, ky pinjoll (senator) që po i mbanë leksione “Senatit dhe Romës”, nuk është i vetëm!

Legjioni që rri prapa tij, është pjesë e një skenari më kompleks, më konspirativ, në fakt është pjesë e një komploti që po zhurmon gjithandej, duke nxjerrë tym të zi… S’fundit, deputetë të Parlamentit Evropian, janë kujtuar të pyesin më 11 mars se, ndanë tymit, ku është zjarri…! Dick Marti, sipas disa euro deputetëve prezentë në Komisionin për Politikë të Jashtme të BE-së, nuk ka qenë në gjendje të ofrojë prova, fakte etj. Bile, ata kanë thënë se në këtë drejtim, Marti ka dështuar fare! Ai, aty është shfaqur agresiv, injorues, i papërmbajtur, kërcënues. Pse vallë ?

Duket se në gjithë rrethin vicioz të krujar, Dick Marti jo që po përpiqet të dalë prej rrethit por, po insiston për forma të ndryshme të trajtimit të rastit, madje, duke kërkuar forma shtytëse-speciale. Kjo, i bie që vetë Marti ta drejtoj rastin: t’i siguroj dëshmitarët, ta siguroj identitetin e tyre, ta siguroj hetuesinë, gjykatën, vendin, provat etj. Dhe, a është e mundur kështu…? Natyrisht se nuk është e mundur sepse, Evropa nuk është në kohën e inkuizicionit! Drejtësia ndërkombëtare ka evoluar aq shumë sa që, ajo nuk mund të imponohet, dhe akuzat nuk mund të fabrikohen dhe që të mos dihen. Provat, nuk mund të prodhohen si karamelet. Pra, sot, nuk ka materializim akuzash si në kohën e Absolutizmit. S’ka gjyq dhe gjykim, si në kohën e Stalinit.

Dick Marti, është në siklet…! Pse? Ai, e di mirë që i ka hyrë me vetëdije një pune të paqenë, me kusht që këtë punë ta shesë gjithandej, “si të qenë”. Ai, e di se pse…?! Por kjo punë, s’po i shkon s’i duhet! Dhe, s’do t’i shkojë…! Ndërkaq, një gjë duhet të qartësohet: kush duhet ta paguaj faturën e gjithë këtij cunami politik të parapërgatitur, dhe të shpërthyer mes nesh?

 

Dekada e kaotizimit ndër shqiptar

Njëmbëdhjetë vite pasi unë shkrova këta paragrafë të mësipërm në librin tim “Komploti” të botuar më 22 janar të vitit 2011, baloni i fryrë nga mashtrimet, dosjet e falsifikuara dhe nga stuhitë e ndryshme propagandistike, është shpërthyer s’i flluska e sapunit! Pluhuri i zi ka rënë sipri “katakombeve” ku u stis dhe u përgatitë një nga “dosjet” më monstruoze me karakter politiko – penal në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare, dhe të juridiksionit ndërkombëtar. Qysh, çfarë ka ndodhur në vijim?

Katër vite më vonë, pas ditës së 25 janarit të vitit 2011 kur edhe mori formë zyrtare raporti nga vota e Asamblesë së Këshillit të Evropës, nën presionin e madh ndërkombëtarë politik dhe medial evropian, s’i dhe nën trysninë e paparë të propagandës serbo-ruse, gjendja në Prishtinë erdhi në “mat pozicion”: merre, ose leje! Bashkësia ndërkombëtare, e vendosur për ta shtyrë përpara raportin – akuzën e Dick Martit, e detyroi Prishtinën që ta themelonte Gjykatën Speciale, kushtimisht s’i pasojë e këtij raporti. Kjo gjykatë, pas shumë përpjekjesh, në fund u themelua nën kërcënim të tërthortë me këtë përmbajtje: “…Nëse nuk do ta bëjë Prishtina, këtë do ta bëjnë Kombet e Bashkuara!”

Epo, mesazhi që vinte nga të gjitha anët, nga jashtë e brenda, ishte: “…merreni ose, lëreni!” Deputetët e parlamentit të Kosovës, miratuan me shumicë votash ndryshimet kushtetuese që tash e tutje mundësojnë themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte. Pas një seance maratonike, pro themelimit të Gjykatës Speciale votuan 82 deputetë, 5 ishin kundër dhe 1 abstenoi. Amendamentin për ndryshimin e kushtetutës, që mundëson themelimin e Gjykatës Speciale, e prezantoi para deputetëve Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.[3]

Para këtij momenti delikat, të dhunshëm e detyrues, qysh para dhe përgjatë luftës luftes së UÇK-së, siç kam shkruar në dhjetëra e qindra komente e analiza personale, njëmend u zhvillu një betejë e madhe për denigrim, s’i dhe një betejë tjetër për komprometim dhe pengim të luftës çlirimtare në Kosovë. Edhe mbas luftës, nuk pushoi asnjëherë beteja për denigrimin dhe shkatërrimin e Kosovës. Përmes ndërhyrjeve dhe stisjeve, propagandave dhe diversioneve, shantazheve dhe shpifjeve etj., nën kryesimin e Serbisë dhe të Rusisë, tre vite mbas luftës (2003) Kosova u ndodh në prag të luftës civile. Një vit më vonë, në vend të luftës civile, u shkaktua dhe u zhvillua një  revoltë jona e çuditshme, e cila u pasua dhe u përfundua me enigma të mëdha ! Por, ajo që është faktike edhe sot, revolta e marsit të vitit 2004 prodhoi shumë ‘akuza dhe pasoja’ të cilat, iu referuan, askujt tjetër veçse, komunitetit shqiptar!

Ndërsa vendi kishte shkuar drejt pavarësisë, kushtimisht me përkrahjen historike të Anglisë, Francës, Gjermanisë dhe padyshim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, propaganda dhe lufta speciale mbas shpalljes së pavarësisë ishte fokusuar në betejat për stagnim, denigrim dhe dështim të  shtetit të Kosovës. Kështu pëlciten s’i meteorë mbi heartlandin etnik shqiptar, me radhë, rastet tronditëse: 1. “Nazim Bllaca”, 2. Raporti i Dick Martit, 3. “9 maji i Kumanovës”, 4. Gjykata Speciale etj. Ishte i pamundur ndërtimi dhe betonizimi i qetësisë dhe paqes në Kosovë. Shteti më i ri në botë, gërryhej së brendshmi majtas e djathtas, dhe shtyhej drejt “paradokseve dhe frustrimeve” në vend se drejt stabilitetit dhe integrimeve ndërkombëtare.

Në rrethana të ndryshme kontradiktore, përballë një uragani të tmerrshëm propagandues-komprometues, vet figura kryesore e luftës dhe e paqes Hashim Thaçi, ishte listuar s’i i akuzuar në numrin “1”, në raportin e Dick Martit. Në kontekst, i njëjti, u detyrua që nën presion të paparë të brendshëm dhe të jashtëm, më 3 gushti 2015 t’i ftonte deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës që ta votonin Gjykatën Speciale.[4]

Teknologjia e propagandës dhe e luftës speciale, format e akuzave dhe të shantazhit, kërcënimet etj., mbas vitit 2015, kishin përparuar tejet shumë. Sofistikimi – dezinformimi, shtriheshin mbi heartlandin etnik shqiptar s’i një mjegullnajë kozmike. Shqiptarët në përgjithësi dhe Kosova e vogël, s’ishin në gjendje ta akceptonin strukturën e propagandës dhe të luftës speciale, me një fjalë kaotizimin, madje ata pavetëdijshëm qyshkur, ishin kthyer në një “hallkë të fortë” të zingjirve të kaosit! Epo, janë një shembull i ujitjes së politikës së kaosit: Bashkimi Evropian, sapo u votua Gjykata Speciale në Prishtinë e futi ‘kërbaçin’ në xhep dhe e nxori ‘karotën’ në mes të Brukselit: ofroi liberalizim të vizave, kurse në Prishtinë kjo u besua me dalldi ! Kështu, u gjykua në opinion se porta e anëtarësimit të Kosovës drejtë BE -së, tashmë u hap! Edhe ‘kurbani’, ishte bërë gati për ditën simbolike të “festës”. Ama, nuk ndodhi as njëra dhe as tjetra.

Në anën tjetër, për ta justifikuar veprimin e pa arsyeshëm lidhur me gjykatën, hajka e akuzave ndaj atyre që pretendohej të ishin ‘kurban’ i saj s’pati kufi, njësoj s’i edhe kryqëzimi i historisë, i aktualitetit, i shoqërisë, i vendit, i shtetit etj. Në kontekst, lehtësia e padurueshme e zyrtarizimit “de jure” të një komploti, hap mbas hapi, e qoi vendin tonë përfundimisht drejt anarkisë së brendshme shoqërore dhe politike, drejt izolimit dhe denigrimit masiv.

Pakuptueshëm, ishim shndërruar në peshq shumëngjyrësh në një akuarium të madh – modernë! Në rrethana të këtilla kaotizimi të brendshëm në Republikës së Kosovës, “moria e hebrenjëve të rinjë” u shty të lëvizte drejt veriut. S’i në vitin 1690, apo s’i në vitin 1912, ose për kujtesë – s’i në vitin 1999 ( në këtë vit, ne lëvizëm detyrimisht drejt jug-perëndimit), Gjermania përfitoi disa  mijëra qytetarë të Kosovës, dhe disa mijëra të tjerë shtetet e tjera të BE-së.[5]

E çuditshme, ndërsa ne na nevojitej BE-ja në Kosovë, ajo na tërhiqte në vorbullën – qendrën e saj: fizikisht, dhe jo s’i shtet! Qysh?

Dy miq të mirë të presidentit Putin, zonja Angela Merkeli dhe Aleksandër Vuqiqi, në bashkëpunim elokuent me pushtetin e Viktor Urbanit, e hapën ‘kanalin e muzgët’ në relacionin Prishtinë – Suboticë – Budapest për mijëra e mijëra shqiptar të dëshpëruar – në të vërtetë, totalisht të manipuluar. Në mënyrë shpërfytyruese e shpërdoruese, ata u deportuan drejt Gjermanisë dhe vendeve të tjera. Ne, mbetëm duke shikuar, të nemitur dhe duke e akuzuar vetën ! Suma-sumarum: kishim rrëshqitur dhe kishim rënë në një “kazan” subversiv pa e kuptuar si, dhe qysh! Njëmend, filluam ta hanim vetveten në variante dhe forma të ndryshme: sa të dhimbshme, po aq edhe tragjike. Por, çfarë mund të bënim ? Asgjë. Peshq të vegjël, në një det të madh me plotë peshkaqen…!

Tani, si asnjëherë më parë në histori filluam ta shanim tokën e Kosovës dhe Kosovën, ndërsa që në kohën e okupimit, e quanim “Nanë”! Filluam ta urrenim jetën, ndërsa që gjatë luftës se kishim kursyer atë…! Filluam t’i sfidonim fusha e male, t’i përbuznim shtëpi e oborre, t’i urrenim dhe t’i akuzonim: ajrin, dritën, shiun etj., me një fjalë, të gjallët dhe të vdekurit e Kosovës.

Mbi figurën e Dick Martit

Dik Marti, lindi më 7 janar 1945 në Sorengo, afër qytetit të njohur zvicëran Lugano. (Kantoni i Ticinos – Zvicër). Pra, kur ai e hartoi raportin e tij, kishte një moshë relativisht të vjetër, dhe se e kishte kaluar fazën e pjekurisë së mesme. Në fokusin e edukimit arsimorë, Marti ishte një jurist që ishte specializuar në fushën penalo-juridike. Një kohë të gjatë, e kishte kaluar s’i prokuror në kantonin Tiçinos. Gjithashtu, në karrierën e tij ishte marrë edhe me politikë duke u zgjedhur s’i anëtarë i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Në biografinë e tij, për nga domeni i arsimimit dhe i profesionit, mbi të gjitha për nga domeni i përvojës, Marti ishte folë e përfolë, në fakt ishte  i njohur në rrethe të ndryshme s’i një prokurorë që kishte shumë për qejf “gjurmimin dhe ndjekjen” e rasteve të mëdha, të vështira, madje edhe të rrezikshme që mbi të gjitha, e tejkalonin rëndësinë e tyre lokale – regjionale.

I piketuar s’i një person me kompetencë, përfaqësues dhe reprezentues i një prej institucioneve respektabile, Këshillit të Evropës, ishte krejt logjike të kuptonim se Dick Marti nuk mund të ishte kurrsesi një figurë e thjeshtë: të paktën, jo një fermer zviceran lopësh i Alpeve, dhe as një simpatizues kriptokomunist, ose edhe vetëm një racistë që urrente hapur shqiptarët, një adhurues i aferave të mëdha, i shërbimeve inteligjente etj. Ndonëse raporti i tij ishte sikur i pikur nga “bota e çudirave”, kur raporti u bë publik, askush s’mund të gjykonte se “prokurori i respektuar zviceran” ja kishte futur kot, ose ishte i manipuluar. Por, as nuk ishte një ‘dendi’ i profesionit, dhe një figurë që meritonte respekt. Në fakt, ai fshihte më vete, një figurë tjetër konspirative. Pra, ishte i dyzuar, meskinë, agjenturorë!

(Vijon javën tjetër)     

 

 

[1]Virtyt, I (gr: arête, lat: virtus – burrëria nga vir – burri; gjerm: tugend; fr: vertu; ang: virtue) – tipar pozitiv i akrakterit dhe i vullnetit të njeriut; vlerë e rëndësishme morale dhe etike; tërësia e vetive të edukatës familjare e shoqërore; prirja konstante drejt së mirës, të drejtës dhe të moralshmes, prirje kjo që brendapërbrenda një morali të caktuar, çmohet, respektohet, lavdërohet dhe dëshirohet; e kundërta e vesit. Sipas Platonit, ekzistojnë katër virtyte themelore, të cilave u përgjigjen katër vese:  drejtësia (padrejtësia), trimëria (frika), maturia (pamaturia) dhe urtësia (marrëzia)… (Prof. dr. Ekrem Murtezai: Fjalori i Filozofisë, fq. 531).

[2]I ashtuquajturi “Raporti i Dick Martit”, u bë publik më 14 dhjetorit 2010 nga gazeta prestigjioze londineze “The Gardian”. Në këtë raport, janë akuzuar ish strukturat e UÇK-së për trafikim me “organe njerëzore, me armë dhe me drogë gjatë luftës më 1999”. Gazeta “The Gardian” e Londrës ka bërë të ditur se ish prokurori shtetëror i Zvicrës, Dick Marti ka hartuar një Projekt-Rezolutë për trafikim me organe njerëzore. Raporti i Martit, është  shqyrtuar të enjtën, më 16 dhjetor në një takim të Këshillit të Evropës në Paris.

 

[3]Bekim Shehu: “Kuvendi i Kosovës votoi ‘Pro’ themelimit të Gjykatës Speciale”. Raport. Radio Dojçe Ëele. 03. 08.2015. Prishtinë.

[4]Ideja për themelimin e Gjykatës Speciale, apo siç do të emërohet me ligj si “Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar”, erdhi pas miratimit të rezolutes së janarit 2011 në Këshillin e Evropës ku kërkohej hetim mbi supozimet e senatorit zvicëran Dick Marti, i cili ka pretenduar vazhdimisht se pjesëtarë të UÇK-së kanë kryer krime lufte dhe, kanë trafikuar organeve të serbëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë. Një prokuror amerikan Clint Ëilliamson, mbas aprovimit të kësaj resolute ka kryer një hetim të gjerë rreth këtyre pretendimeve. Kjo gjykatë, do të merret së paku me 10 raste të dyshuara për krime lufte. Gjykata Speciale për Kosovën në përbërjen e saj, do të ketë vetëm prokurorë e gjykatës ndërkombëtar.

[5]“Shkalla e emigrimit të qytetarëve të Kosovës që përfshin emigracionin e rregullt dhe emigracionin ilegal, vazhdon të jetë e lartë. Në bazë të të dhënave nga enti i statistikave të Kosovës, për periudhën 2012-2016 bëhet e ditur se Kosova vazhdon të ketë shkallë të lartë të emigrimit me një mesatare vjetore prej 34,145 persona. Vetëm gjatë vitit 2016 nga Kosova kanë emigruar 8940 persona. Në total për periudhën 2012-2016, vlerësohet se nga Kosova kanë migruar 122.657 persona. Në këtë numër përfshihen emigrimet legale por edhe ato ilegale që për destinacion kanë vendet e BE-së, posaçërisht Gjermaninë”, thuhej në një raport nga Prishtina të edituar në Radio Dojce Ëele më 11.11.2017.

Op/Ed

Veprim diletanteske e jo serioz për ti shpëtuar masave nga Departamenti Amerikan i Shtetit

Nga Hisen Berisha – Deputet i Parlametit të Kosovës...

Gordana Siljanovska-Davkova nuk i përfaqëson 30% të shqiptarëve në Maqedoni

  Nga Astrit Gashi Kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska-Davkova...

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Letra e plotë e Gjermanisë, Italisë dhe Francës për Kurtin

Në letrën që Gjermania, Franca dhe Italia ia kanë dërguar Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ia kanë bërë të qartë se hapat që ka...

Asambleja e “Serbisë së Madhe” do mblidhet më 8 qershor në Beograd

Pas marrëveshjes mes presidentit të Republikës Sërpska, Milorad Dodik dhe atij të Serbisë Aleksandar Vuçiç, parlamenti i madh serb është caktuar për 8 qershor...

Mediat sllovake: Pse atentatori 71-vjeçar qëlloi me armë kryeministrin Fico

Kryeministri i Sllovakisë nuk ndodhet më në rrezik për jetën, pasi u qëllua disa herë me armë zjarri në distancë të afërt. Lajmin e ka...