Foli PDK-ja; Amerikanët po mundohen të mbrojnë Kosovën nga Albin Kurti

0
103

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu ka folur lidhur me qëndrimet që ndërkombëtarët janë duke mbajtur ndaj Kosovës për situatën e tensionuar në veri të vendit.

Ai ka thënë se amerikanët po mundohen ta mbrojnë Kosovën nga Albin Kurti, e Kurtin nga vetja e tij apo mëndësia e tij e vjetër politike, shkruan Gazeta10.

“Ajo çfarë po ndodh me amerikanët, britanezët e të tjerët është se ata po e mbrojnë Kosovën nga Albin Kurti, po e mbrojnë Albin Kurtin nga mendësia e tij e vjetër politike opozitare që ka ardh në Qeveria. Se janë të vetëdijshëm që ky njeri ka shku përdore me fitu aq sa ka fitu. Ata e dinë , por s’duan ta dëmtojnë Kosovën se po e dëmtove një kryeministër e determinohet edhe dëmtimi i atij vendi. Amerikanët po e mbrojnë Kosovën nga Kurtin, Kurtin nga vetja e tij”, ka thënë ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here