spot_imgspot_img
spot_img

Franca i ndalon në klasë mantelet e gjata që vishen kryesisht nga myslimanë

 

Ministri i Arsimit i Francës, Grabriel Attal, njoftoi të hënën për ndalimin e manteleve të gjata në klasë duke nisur nga viti i ri shkollor, duke thënë se këto rroba, që vishen kryesisht nga myslimanët, janë duke e testuar sekularizmin e shkollave të vendit.

Kritikët thonë se mantelet nuk janë asgjë më shumë se paraqitje e modës dhe se ato nuk përbëjnë ndonjë shenjë të hapur të fesë dhe se nuk duhet të ndalohen në klasë sipas një ligji të vitit 2004, raporton agjencia “Associated Press”.

Megjithatë, për ministrin e Arsimit të emëruar rishtazi, këto rroba janë “shkelje ndaj sekularizmit”, parim themeltar për Francën dhe, në disa raste, përpjekje për t’i destabilizuar shkollat.

“Shkollat tona po testohen vazhdimisht. Ne e dimë këtë”- tha ministri francez në një konferencë për gazetarë një javë para fillimit të vitit shkollor. Ai tha se përdorimi i manteleve të gjata është shtuar rishtazi dhe duhet të trajtohet me përgjigje të vendosur për t’u ballafaquar me atë që nganjëherë përbën “shkelje, përpjekje për destabilizim”.

“Duhet të qëndrojmë bashkë. Do të qëndrojmë bashkë. Abaja (lloj manteli) nuk ka vend në shkollë, asgjë më shumë se simbole fetare”- tha ministri Attal, duke iu referuar ligjit të vitit 2004 për ndalimin e shamive të myslimanëve, mbulesave për kokë që përdoren nga çifutët, kryqet e mëdha dhe simbole të tjera të qarta fetare në klasë.

Autoritetet franceze gjithnjë më shumë kanë marrë masa për ta mbrojtur sekularizmin, parim kushtetues që e ka për qëllim garantimin e neutralitetit fetar në një vend multikulturor. Autoritetet kanë frikë se simbolet fetare janë portë drejt radikalizmit islamik, që ka shpërthyer në dhunë në Francë në të kaluarën. Megjithatë, disa myslimanë ndihen të stigmatizuar nga përpjekjet për t’i detyruar ata që t’u përshtaten rregullave. Islami është feja e dytë më e madhe në Francë.

Me një ligj të vitit 2021 kundër atij që zyrtarët i referohen si separatizëm, u synua fuqizimi i mëtejmë i sekularizmit, duke e shtuar në masë të ndjeshme mbikëqyrjen ndaj xhamive, shkollave dhe klubeve të sportit.

 

Op/Ed

Veprim diletanteske e jo serioz për ti shpëtuar masave nga Departamenti Amerikan i Shtetit

Nga Hisen Berisha – Deputet i Parlametit të Kosovës...

Gordana Siljanovska-Davkova nuk i përfaqëson 30% të shqiptarëve në Maqedoni

  Nga Astrit Gashi Kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska-Davkova...

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Letra e plotë e Gjermanisë, Italisë dhe Francës për Kurtin

Në letrën që Gjermania, Franca dhe Italia ia kanë dërguar Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ia kanë bërë të qartë se hapat që ka...

Asambleja e “Serbisë së Madhe” do mblidhet më 8 qershor në Beograd

Pas marrëveshjes mes presidentit të Republikës Sërpska, Milorad Dodik dhe atij të Serbisë Aleksandar Vuçiç, parlamenti i madh serb është caktuar për 8 qershor...

Mediat sllovake: Pse atentatori 71-vjeçar qëlloi me armë kryeministrin Fico

Kryeministri i Sllovakisë nuk ndodhet më në rrezik për jetën, pasi u qëllua disa herë me armë zjarri në distancë të afërt. Lajmin e ka...