spot_imgspot_img
spot_img

Jasharaj për Ligjin e Pagave: S’jemi të kënaqur, të rritet koeficienti që të mos kthehemi në grevë

Ndonëse nuk janë të kënaqur në tërësi me Ligjin e Pagave, punëtorët e arsimit të martën i morën me rritje pagat e muajit shkurt. Për këtë, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës (SBASHK), Rrahman Jashari, ka thënë për Ekonomia Online, se rritja e pagës ka shkuar në 100 euro, teksa shpreson që e njëjta të ngritët në vitet e ardhshme.

Krahas kësaj, Jashari ka thënë se nuk do t’i drejtohen Avokatit të Popullit për këtë Ligj, pasi konsiderojnë se “më mirë një ligj i tillë sesa greva”.

Ai ka pasur kritika në adresë të Ministrisë së Arsimit, pasi të njëjtit nuk i kanë përfill kërkesat e tyre.

“T’u them të vërtetën me kureshtje e kemi prit ditën e djeshme dhe Qeveria deri në orët e vona të pasdites nuk ka bërë procesimin e pagave. Nuk e kemi ditë a do të dalin me të kaluarën apo me Ligjin e Pagave. Nga informacionet e para që i kemi, paga e shkurtit shënon fillimin e implementimit të Ligjit të Pagave. Ne gjithmonë kemi pas angazhime për një vlerë 120 euro, por ja që Qeveria pa na pyetur fare e as të tjerët, vendosi 105 euro. Fati që në kohët kur kemi pas marrëdhënie të mira me MAShTI-n, e kemi arrit që bashkërisht të punojmë një version që më pastaj këta të fundit e kanë shtyrë dhe fati që kemi pas koeficient që na kanë siguruar një pozitë pak më të mirë në Ligj, edhe kjo vlera 105 euro shënon një rritje”, u shpreh Jashari.

I pyetur se a janë të kënaqur me këtë rritje, Jasharaj deklaroi të kundërtën. Thotë se kanë pritur një vlerë tjetër.

“Mesatarja në arsimin parauniversitar sillet rreth 100 euro. Përveç pagës, një ngritje është edhe në emër të viteve të shërbimit që është deri në 15 vjet 0.25 dhe më shumë se 15 vjet, vlerësohet me 0.50. Pra kemi një ngritje dikund mesatarisht 100 euro. A jemi të kënaqur, përgjigja është jo, pra kemi pritur më shumë e aq më shumë se ka vite që nuk janë bërë ngritje pagash, mirëpo në situatën në të cilën jemi, nuk kemi bërë reagime te Avokati i Popullit, duke konsideruar se më mirë të kemi një ligj që me shpresë se vlera do të ngritët, sesa mos të kemi fare ligj e të kthehemi në situatën e grevave e protesta. Pra nuk kemi dashtë të kthehemi në pikën zero”, u shpreh Jashari për EO.

Op/Ed

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të...

“Kutia e Pandorës” bomba e VMRO-së që nxite urrejtje etnike

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut është bërë e...

Konflikti i mundshëm Izrael – Iran

Nga Hisen Berisha Deputet i Parlamentit të Kosovës   Kjo është...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Meloni reagon ndaj dokumentarit RAI3, i del në mbrojtje Ramës

Kryeministria italiane, Giorgia Meloni ka reaguar lidhur me emisionin “Report” të Rai3 në të cilën u kritikua marrëveshja për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë. “Shqipëria...

Më 24 prill u përballëm me VLEN-in, më 8 maj përballemi me VMRO-DPMNE-në

Frontit Europian vazhdon fushatën për zgjedhjet parlamentare. Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, sot qëndroi në Strugë dhe Dibër, ku foli me qytetarët e këtyre...

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të thuhet më 8 maj por në bazë të rezultatit të raundit të parë tregun qartë...