Kompania izraelite: Grupi Wagner është nisur në Kosovë

0
171

Kompania izraelite “Terror Alarm”, përmes një cicërime në Twitter të hënën mbrëma tha se “Grupi terrorist Wagner është nisur për në Kosovë”.

ompania që lëshoi njoftimin është e njohur për paralajmërimet e autoriteteve për sulmet terroriste dhe parandalimin e shumë prej tyre në kulmin e sulmeve të ISIS në Evropë të viteve 2014-2017.

Sipas “Terror Alarm”, informacioni është siguruar nga OpenSource Intelligence, përkatësisht nga monitorimi i kanalit të PMC Wagner në Telegram, raporton KP.

 

Postimin në llogarinë e Twitter, “Terror Alarm” e bëri pas eskalimit të situatës në Zveçan, ku grupe kriminale serbe sulmuan KFOR-in dhe Policinë e Kosovës, me ç’rast mbetën të plagosur dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here