“Më gjej katër dëshmitarë katolikë” – Avokati i Thaçit alarmon trupin gjykues për pretendimet e Gjinajt

0
499

Gregory Keohe, avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur lidhur me akuzat e intervistës që u publikua në Nacionale për katër dëshmitarët katolikë.

Sipas intervistës, Ndue Gjinaj një biznesmen kosovar në Gjermani, ka thënë se Ridvan Muharremi, një njeri i Kurtit, pronar i restaurantit “Bukë e Zemër” i ka kërkuar të gjejë dëshmitarë katolikë kundër Thaçit.

Avokati i Thaçit, Keohe, ka thënë se kjo është tejet shqetësuse. Sipas tij, nëse kjo ka ndodhur, atëherë është ndërhyrje në drejtësi.

Tjetra që është shumë shqetësuese është ndikimi në dëshmitarë. Ka shumë artikuj të botuar në Prishtinë dhe që janë reflektuar në lajme dhe intervista në mënyrë të drejtpërdrejtë që një person shqiptar në Gjermani është takuar dhe kontaktuar nga Qeveria e Kosovës dhe thuhet që ky person në Gjermani është kërkuar të gjejë 4 dëshmitarë katolikë kundër Thacit. Ai citohet të ketë thënë që mua më është kërkuar të gjejë dëshmitarë katolikë kundër Thacit. E kuptoj që ZPS-ja ka përdorur ndërmjetës në Prishtiën për të gjetur dëshmitarë, megjithatë kjo është ndërhyrje në drejtësi, për të gjetur dëshmitarë katolikë që të dëshmojnë kundër klientit tim. Dua ta ngrejë këtë, dhe t’ua bëj me dije, kjo është ndërhyrje në drejtësi. Për të qenë i sinqetë nuk kam asnjë vend tjetër për të thënë këto përveç se në trupin gjykues. Gjykata dhe unë si avokat kërkoj disa shpejgime nëse janë kërkuar dëshmitarë nga dikush që është i pranishëm në këtë sallë gjyqi. Do ta bëjmë edhe me shkrim”, ka thënë Keohe.

Prokuroria e Specializuar nuk ka pranuar të komentojë për këtë temë, duke kërkuar që kjo të bëhet me parashtrim me shkrim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here