spot_imgspot_img
spot_img

“Në këto orë të vështira të luftës për jetën…”, Rama i akordon Fatos Nanos medaljen e mirënjohjes publike

Kryeministri Edi Rama i akordon medaljen e mirënjohjes publike ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili prej ditësh gjendet i shtruar në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Teksa ka publikuar urdhrin, Rama shkruan se në këto orë të vështira të luftës për jetën elideri historik i Partisë Socialiste dhe njeriu që vuajtjen e padrejtë të heqjes së lirisë e ktheu në burimin e një fryme liberale në udhëheqje, meriton lutjet tona dhe mirënjohjen tonë për gjithçka të mirë mundi t‘i japë vendit dhe shoqërisë në rolet e rënda që pati gjatë karrierës së tij me të përpjeta e të tatëpjeta të mundimshme.

 

POSTIMI I PLOTË
LUTEM PËR FATOS NANON
Në këto orë të vështira të luftës për jetën, lideri historik i Partisë Socialiste dhe njeriu që vuajtjen e padrejtë të heqjes së lirisë e ktheu në burimin e një fryme liberale në udhëheqje, në një kohë kur Shqipëria përballej me shëmtinë e egër të një konflikti politik të nxitur nga shpirti i hakmarrjes, padijes, errësirës dhe me egërsinë e pakufishme të një kapërcimi të madh historik, nga izolimi i tejskajshëm komunist drejt demokracisë si sprovë e tejmundimshme, në një tokë të djegur prej zjarrit e hekurit të perandorive e regjimeve që pasuan njëri-tjetrin qysh prej pavarësimit të Shqipërisë, ku nuk u rrit dot kurrë shtati institucional i shtetit e ku liria e ardhur me furinë e zemëratës popullore solli bashkë me dritën e së ardhmes edhe plagët e tmerrshme të shkatërrimit të shumëçkaje në emër të luftës për demokraci, meriton sot lutjet tona dhe mirënjohjen tonë për gjithçka të mirë mundi t‘i japë vendit dhe shoqërisë në rolet e rënda që pati gjatë karrierës së tij me të përpjeta e të tatëpjeta të mundimshme🙏❤️🏵️ Ballkanweb

 

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Op/Ed

Veprim diletanteske e jo serioz për ti shpëtuar masave nga Departamenti Amerikan i Shtetit

Nga Hisen Berisha – Deputet i Parlametit të Kosovës...

Gordana Siljanovska-Davkova nuk i përfaqëson 30% të shqiptarëve në Maqedoni

  Nga Astrit Gashi Kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska-Davkova...

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Letra e plotë e Gjermanisë, Italisë dhe Francës për Kurtin

Në letrën që Gjermania, Franca dhe Italia ia kanë dërguar Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ia kanë bërë të qartë se hapat që ka...

Asambleja e “Serbisë së Madhe” do mblidhet më 8 qershor në Beograd

Pas marrëveshjes mes presidentit të Republikës Sërpska, Milorad Dodik dhe atij të Serbisë Aleksandar Vuçiç, parlamenti i madh serb është caktuar për 8 qershor...

Mediat sllovake: Pse atentatori 71-vjeçar qëlloi me armë kryeministrin Fico

Kryeministri i Sllovakisë nuk ndodhet më në rrezik për jetën, pasi u qëllua disa herë me armë zjarri në distancë të afërt. Lajmin e ka...