Presidenti i Maqedonisë Veriore Pendarovski thotë së për tubimet në Çair dhe Tetovë, organizatorët të ndëshkohen

0
117

Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, ka reaguar për organizimin e tubimeve në Tetovë dhe Çair.

Në këto tubime mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Me këtë rast Pendarovski tha se në këto organizime u promovuan idetë shoviniste

Ai ka kërkuar që organizatorët të ndëshkohen.

“Organizatorët e tubimeve publike në Tetovë dhe Çair duhet të sanksionohen ligjërisht për shkeljen e dispozitave ligjore për përdorimin e flamurit dhe himnit shtetëror dhe flamujve dhe simboleve të komuniteteve, duke i injoruar plotësisht simbolet e shtetit. Në atë drejtim, i bëj thirrje organeve kompetente që sa më parë t’i kryejnë procedurat e parapara, nënvizoi Pendarovski në reagim.Mënyra e realizimit të idesë së riemërtimit të rrugës në komunën e Çairit, sipas reagimit të Pendarovskit, është në kundërshtim me parimin e debatit demokratik dhe respektimit të trashëgimisë historike të të gjitha komuniteteve në shtet”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here