Rama e nderon me “Çelësin e Qytetit” dhe e quan mik të zemrës Armend Mehajn

0
71

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ia ka dhuruar “Çelësin e Qytetit” ish-ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, raporton Ekonomia Online.

Rama me këtë rast tha se me Mehaj kanë pasur bashkëpunim shumë të ngushtë ndër institucional. Madje ai tha se ndjen keqardhje që Mehaj ka dhënë dorëheqje.

“Ne që vijmë nga jashtë e shohim vendin tonë si një, e të pa ndarë”, tha Rama për Mehajn, duke e quajtur atë mik të zemrës e shembull për të gjithë.

“Me keqardhje e zemër të thyer, përkundër faktit që kemi pas një marrëdhënie fantastike, ke ardhur prej Norvegjie në vendlindje dhe ke bërë një shërbim fantastik”.

“Mendoj që jemi shembull për të gjithë, ndoshta ne që vijmë nga jashtë e shohim vendin tonë si një, e të pa ndarë. Faleminderit për të gjitha që i ke bë. Prishtina, kryeqyteti gjithnjë do t’i ketë dyert e hapura për ty. Këtë si mik i zemrës, me këtë çelës do të vazhdojmë bashkëpunimet edhe në nivelet tjera”.

Kurse Mehaj, u shpreh i befasuar për siç tha nderin që po i bëhet. Ai pati fjalë të mëdha për Ramën, për siç tha punën e mirë që po bënë në të mirë të qytetarëve.

“Bashkëpunim i leftë e me jo shumë filozofi”, e konsideroi ai gjithë bashkëpunimin me Ramën. Prandaj tha se populli nuk mund të mashtrohet me fjalë dhe se duhet shumë punë.

Madje përdori edhe një fjalë të urtë popullore “Rri shtrembër e fol drejtë”, duke thënë se ai rri drejt e flet drejt, raporton EO.

“Me të vërtetë befasi dhe e papritur, faleminderit për bashkëpunimi faleminderit për punën që jeni duke bërë. Je shembull për bashkëpunim ndërinstitucional, kjo është mirë që të praktikohet për të mirën e vendit për të morën e qytetarëve”.

“Jeni duke kryer punë të shkëlqyeshëm. Unë besoj vetëm të vërteten, siç kanë thënë pleqtë, rri shtrembër  e vepro drejt, unë rri drejt e flas drejtë. Bashkëpunimi sidomos me ty ka qenë një bashkëpunim i lehtë jo me shumë filozofi. Fjalë pak e punë është shumë më mirë se shumë fjalë e pak punë”.

“Populli e di, edhe populli e shesh, popullin tani më nuk mund ta mashtrosh me fjalë të mëdha, populli do me pa ndryshime, është shumë me rëndësi t’ia kthejmë këtë borxh, popullit e shtetit dhe kombit tonë. Do të më keni në tëra mënyrat, kryeqytetit, ju dhe çdo kush që punon për të mirën e vendit”, tha ai.

Mehaj ka dhënë dorëheqje javën e kaluar për shkak se bashkëshortja e tij është “diagnostifikuar më një sëmundje të rrallë” dhe i nevojitet kujdes në Norvegji.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here