Serbët duan luftë protestojnë para Presidencës dhe Ambasadës Gjermane në Beograd

0
105

Një grup serbësh mbrëmë, që thanë se ishin mbledhur në mbështetje të serbëve në Kosovë, kanë zhvilluar një protestë para Presidencës së Serbisë. Paraprakisht, siç raportojnë mediet serbe, ata kishin qenë para Ambasadës Gjermane dhe kishin bllokuar qarkullimin në një rrugë të kryeqytetit serb.

Ata kanë bërë me dije se të mërkurën në ora 18:00 do ta organizojnë një tubim të ri para kishës së Shën Savës, shkruan N`1.

“Organizatorët e protestës thanë se kanë vetëm një kërkesë, e ajo është që presidenti serb Aleksandar Vuçiq ta përmbushë premtimin që ka dhënë, e ajo është mbrojtja e popullit serb në veri të Kosovës”, tha reporteri i N1 nga vendi i ngjarjes.

Pas kërkesës, turma ka thirrur shkurtimisht “tradhti”. Më pas ka pasur thirrjen “Kosova është zemra e Serbisë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here