Shpallet konkursi për hartimin e Master Planit për Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz

0
105

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ka njoftuar se është shpallur konkursi për hartimin e Master Planit për Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz.

Pas angazhimit të Komisionit të ekspertëve për hartim të detyrës projektuese, dhe pas miratimit të kushteve, kritereve dhe procedurave nga Qeveria e Kosovës, kemi shpallur konkursin për hartimin e Master Planit.”, thuhet në njoftimin e minstrit Çeku.

Konkursi është hapur sot dhe afati i fundit për dorëzim është 07.07.2023,

Njoftimi i plotë:

Shpallet konkursi për hartimin e Master Planit për Kompleksin Memorial Adem Jashari në PrekazPas angazhimit të Komisionit të ekspertëve për hartim të detyrës projektuese, dhe pas miratimit të kushteve, kritereve dhe procedurave nga Qeveria e Kosovës, kemi shpallur konkursin për hartimin e Master Planit.Ky është ndër proceset dhe projektet më delikate të Republikës sonë, kemi punuar me hapa të sigurt, pa u ngutur, por edhe pa humbur kohë. Nuk do të kursejmë asgjë për të pasur një kompleks memorial të përmasave botërore, çfarë është edhe figura e Adem Jasharit. Një kompleks memorial që do të rrëfejë dinjitetshëm dhe me standard të arrirë artistik rezistencën e popullit dhe luftën për liri, pavarësi e bashkim.Konkursi është hapur sot dhe afati i fundit për dorëzim është 07.07.2023, Për informata më të hollësishme rreth kritereve të aplikimit:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here