Shqiptarja konkuron në “The Voice Australia”, Rita Ora i flet shqip: Zemër si je?

0
226

The Voice Australia flet shqip, Sihana Haxhnikaj çmend Rita Orën kur këngëtarja me famë botërore e kupton që ajo është nga Kosova

Këngëtarja me rrënjë nga Kosova, Rita Ora, është befasuar nga një kandidate shqiptare që po garonte në “The Voice Australia”, ku Ora është pjesë e jurisë.

Sihana Haxhnikaj është shqiptarja nga Kosova që performoi këtë herë në audicionin e ‘The Voice Australia’, si një sukses që shqiptarët e bëjnë nëpër botë.

16-vjeçarja garoi me këngën ‘Nothing Breaks Like a Heart’ të Miley Cyrus.

Ajo tërhoqi vëmendjen e të gjithë publikut, i cili e duartrokiti pafund.

Mirëpo, kur bëhet fjalë për jurinë, ajo që e shtypi butonin kalues ishte pikërisht këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora.

Madje, në momentin që Rita mësohen se Sihana ishte me origjinë nga Kosova, reagon në mënyrë epike.

Ajo e përshëndeti në gjuhën shqipe, duke i thënë: “Zemër si je? Mirëmbrëma”. Më pas u shpreh shumë e lumtur që Sihana ishte pjesë e grupit të saj tashmë.

Momenti është nga minuta e 2:00.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here